10 njerëz tregojnë arsyet e çuditshme pse u pushuan nga puna

111

“Gjatë kohës së kolegjit kisha një punë verore. Mirëpo më ngacmoi supervizori. Unë u tregova në shtëpi babait dhe vëllait. Ata shkuan, e takuan dhe debatuan. Si përfundim më pushuan nga puna.”

“Isha në pozicion drejtues dhe një nga ekipi im po dergjej mbi tavolinën e punës. Nuk ndihej mirë. CEO më thërriti në zyrë dhe më tha të mos ia jepja ditën pushim se nuk do paguante një ditë të tërë pushimi për të. Unë dola nga zyra e tij dhe ia dhashë ditën pushim. Pas këtij momenti më pushuan.”

“Bashkëshotja ime e 16 viteve vdiq shumë papritur në gusht. Kolegët e mi nuk ndiheshin mirë, sepse unë qaja vazhdimisht në zyrë. Kështu që mora 6 ditë pushim. Shefat donin që të rikthehesha sa më shpejt, unë refuzova, dhe më pushuan.”

“Isha dado e një fëmije dhe ishim me pushime. I vogli preferonte të luante me mua më shumë se me nënën e tij, kështu më pushuan nga puna.”

“Fola hapur rreth problemeve të mia të shëndetit mendor dhe kërkova nëse mund të largohesha 1 orë e gjysmë më herët, dy herë në muaj, për të takuar terapistin tim. Më pushuan nga puna.”

“I tregova një kolegu se një tjetër koleg kishte abuzuar seksualisht me mua dhe më pushuan”.

“Shkruajta një email ku i thoja shefit se duhej të përditësonim licensën e softëare-it. Ai s`e lexoi fare. Dy javë më vonë, kur problemi u bë i dukshëm më pushoi nga puna pse nuk kisha përditësuar softëare-t”.

“Deklarova në Facebook se planifikoja të bëhesha transeksual dhe më pushuan”.

“Unë s`punoj kurrë jashtë orarit, sidomos në ditën time të lindjes. Kur ma kërkuan, s`pranova dhe u pushova”.

“Të vetmen herë që shefi hyri në Twitter-in tim u detyrua të më pushonte. Arsyen nuk e tregoj”.

*Artikulli i Bored Panda u përshtat në shqip nga Tiranapost.al