12 EURO KUKËS-ZYRIH, 5 HERË MË LIRË SE NGA RINASI. RAMA JEP LAJMIN PËR LINJAT E AEROPORTIT TË RI

131

Duke nisur nga 15 korrikut aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet me Turqinë dhe Zvicrën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar dhe tarifat e biletave për këto fluturime, të cilat kanë çmime disa herë më të ulëta sesa aeroporti i Rinasit, “Nënë Tereza”.

Rama thotë se nga 15 korriku, udhëtimi Kukës – Zyrih do kushtojë 12 Euro, Zyrih – Kukës 28.66 EUR. Ndërsa udhëtimi në linjën Kukës – Stamboll 12 euro dhe Stamboll – Kukës 23 Euro. Këto çmime janë pa taksa dhe vlera finale do të jetë më e lartë, por gjithësesi shifrat që jep kryeministri janë më të ulta sesa ato të aeroportit të Rinasit.

Aktualisht, çmimet e biletave nga Aeroporti i Rinasit drejt Turqisë variojnë nga 100 deri në 400 euro.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌️

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Lista e çmimeve në Lekë për fluturimet sot nga Aeroporti i Rinasit drejt Stambollit dhe Zyrihut.