“17 viktima më pak se në vitin 2019”/ Policia aktivitet sensibilizues për aksidentet, drejtori i “Rrugores”: Kemi qëllim të rrisim sigurinë! Ja apeli për qytetarët

55

Policia rrugore ka zhvilluar një aktivitet këtë të dielë në ditën botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato deklaroi se në krahasim me vitin 2019, këtë vit janë shëuar 17 viktima më pak gjatë kësaj periudhe.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“E diela e tretë e çdo nëntori, e vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, është caktuar si dita përkujtimore e viktimave të aksidenteve rrugore. Ne si polici e shtetit, sëbashku me faktorë të tjerë jemi këtu bashkë për të kuptuar se nuk është vetëm policia rrugore garante për sigurinë rrugore, por janë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës. Po t’i referohemi statistikave, shifrat janë alarmante. Janë kambanë alarmi për çdo drejtues mjetesh. Po t’i referohemi statistikave të vendit tonë, pavarësisht analizave, kemi një ulje vit pas viti, nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim të kësaj periudhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kemi 17 viktima më pak. Nga viti në vit, ne kemi ulje të vazhdueshme të shifrave, por kemi rritje të sigurisë. Jemi me të gjithë faktorët që të gjejmë mekanizma për të rritur parametrat e sigurisë. Qëllimi ynë nuk është të rrisim masat administrative por të rrisim sigurinë. Qëllim kemi shpëtimin e jetëve” – tha Qato.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja i cili e vuri theksin tek këmbësorët dhe çiklistët, pasi sipas tij ata janë më të rriskuar ndaj aksidenteve.

“Në statistika nëse kemi një kambanë të fortë alarmi, është shtimi i vdekjeve me shkaqe nga kalimi i gabuar i rrugës, nuk duam të themi se s’kanë faj drejtuesit e mjeteve, ne do bëjmë maksimumin tonë, edhe në rast kur ka përplasje me mjetin, vdekja vjen se s’ka kokore, ose di ishte shmangur tërësisht nëse do kishte dritë. Ky nuk është shoë, por po punojmë me shkollat që të vegjël, është ditë përkujtimore por edhe një union që po të jemi bashkë të gjitha këto faktorë do i edukojmë që të vegjël. Këmbësor nuk është gjë e vogël, është kategoria vulnerabël, kujdes kalo aty ku duhet”, u shpreh Gonxhja.