‘18 mijë të vaksinuar me dozën e tretë’, Manastirliu: Kontakto mjekun e familjes

80

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në rrjetet sociale se në njëmbëdhjetë ditët e para të muajit nëntor, 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID.

Ministrja u bën thirrje qytetarëve të kontaktojë me mjekun e familjes për t’u vaksinuar për një garanci për të qenë më të mbrojtur dhe për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.

“Më shumë se 18 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes”,shkruan Manastirliu.