18-vjeçari fejohet me nënën e shokut të ngushtë pavarësisht diferences se madhe të moshës
I riu Chase Gabbard, 18-vjeç u takua me 39-vjeçaren Jaimee Brown, nënë e 3 fëmijëve, kur ishte vetëm 11 vjeçe
Një adoleshent, i cili është i fejuar me nënën e shokut të tij të ngushtë thotë se mezi pret të martohet me të, ndonëse me një diferencë moshe prej më shumë se 2 dekadash.
Chase Gabbard, 18-vjeç u takua me 39-vjeçaren Jaimee Brown, nënë e 3 fëmijëve, kur ishte vetëm 11 vjeç dhe u bë shok i ngushtë me djalin e saj, sot 16 vjeç.
Çifti nga Corbyn, Kentucky, shpenzoi vite duke u njohur me njëri-tjetrin dhe u afruan në vitin 2013, pasi nisën të dilnin për vrap në mënyrë që të b inin në peshë.
Brenda një viti, Jaimee kishte humbur më shumë se 45 kilogramë, por ai kuptoi se kishte tërheqje për nënën e shokut të tij vetëm kur mbushi 18 vjeç.
Të t ronditur nga pëlqimi që kishin për njëri-tjetrin, pavarësisht di ferencës prej 21 vitesh, ata nisën të dilnim dhe zbuluan se kishin shumë gjëra të përbashkëta. E gjithnjë sipas tyre, djali i Jaimee e ka pranuar lidhjen e nënës me shokun e tij të ngushtë dhe është i lumtur për ta.