19-vjeçari me autizëm merr qindra oferta pune

152
Student with Autism Pens Letter to His ‘Future Employer’: ‘You’ll Be Glad’ If You ‘Take a Chance on Me’. Courtesy: Rob and Tracy Lowry

Ryan Lowry një i ri 19-vjeçar i prekur nga çrregullimi neurobiologjik i autizmit do të përfundojë shumë shpejt gjimnazin.

Për këtë arsye ai vendosi të kërkoj punë në një mënyrë të pazakontë. Ai shkroi një letër me dorë dhe e publikoi më pas në rrjetin më të madh në botë për punësim LinkedIn. Në letër ai shpjegon se është i prekur nga autizmi, që ka një sens unik humori si dhe dhunti në matematikë.

Gjithashtu Ryan shkroi se ishte i interesuar për një punë në fushën e animimit ose të IT, por për këtë do t’i duhej një mentor, pasi ai di të mësojë shpejt.

“Premtoj se nëse më punësoni dhe më mësoni, do të ndiheni të lumtur për këtë vendim. Do vij çdo ditë, do bëj çfarë të më thuhet dhe do të punoj shumë fort”, ka përfunduar letrën Ryan Lowry.

Lajmi i mirë është se pas 1 muaji pas publikimit të letrës së Ryan, ajo pati impakt të gjerë. Letra ka tërhequr e vëmendjen e njerëzve dhe ofertat për punë numërohen në qindra.

Krahas ofertave Ryan arriti të përfitojë një bursë në “Exceptional Minds”, një akademi jofitimprurëse e vendosur në Los Angeles, e specializuar për edukimin e personave të prekur nga autizmin në lidhje me animimin.

Klan News