Mbani mend se në varësi të stilit të syzeve që zgjidhni, më shumë ose më pak nga sytë tuaj do duken, duke ndikuar kështu edhe tek makeup-i. – Theksojini sytë me makeup Meqënëse syzet mund t’i lënë sytë në hije, është e rëndësishme të përpiqeni t’i theksoni ato me grim. Ekspertët e makeup sugjerojnë tone të lehta sysh dhe e vënë theksin tek peneli. Një penel i mprehtë ose i sfumuar si “smokey eye” do të vërë në pah sytë. Mos përdorni shumë rimelet me ngjyra, mbajini qerpikët të pastër, por të gjatë. Jepuni vëmendje edhe vetullave, që sugjerohet të jenë po aq të theksuara, si dhe të plota dhe me formë. – Zgjidhni nuancat më të lehta të grimit të syve Ju nuk doni t’i bëni sytë të duken “më të errët”, por kjo nuk do të thotë se duhet të përdorni vetëm ngjyra toke dhe të zbehta. Thjesht, nëse doni t’i lyeni sytë me blu pë shembull: Zgjidhni një blu më të lehtë në vend të një bluje shumë të ndezur. Tonet më neutrale, ngjyrat pastel apo nuancat me pak shkëlqim funksionojnë shumë mirë për sytë me syze. – Eksperimentoni Nuk ka asnjë rregull të shkruar. Bëni qejf dhe eksperimentoni me ngjyra dhe modele grimi, derisa të gjeni atë që ju përshtatet më shumë bazuar në sytë, portretin dhe formën e syzeve tuaja!

106

Nëse keni syze optike, mund t’ju duket sikur sado t’i lyeni sytë, askush s’do e vërë re. Në fakt, mjafton të keni parasysh disa këshilla që sytë tuaj të marrin gjithë vëmendjen që meritojnë.

– Zgjidhni skeletin e duhur të syzeve

Një këshillë e përgjithshme: Forma e syzeve tuaja sugjerohet të përputhet me llojin e makeup që bëni zakonisht. Për shembull, një makeup “cat-eye” i frymëzuar nga vitet ’60 shkon më shumë me syze retro sesa me skelet syzesh si ato të Harry Potter.

Mbani mend se në varësi të stilit të syzeve që zgjidhni, më shumë ose më pak nga sytë tuaj do duken, duke ndikuar kështu edhe tek makeup-i.

– Theksojini sytë me makeup

Meqënëse syzet mund t’i lënë sytë në hije, është e rëndësishme të përpiqeni t’i theksoni ato me grim. Ekspertët e makeup sugjerojnë tone të lehta sysh dhe e vënë theksin tek peneli. Një penel i mprehtë ose i sfumuar si “smokey eye” do të vërë në pah sytë.

Mos përdorni shumë rimelet me ngjyra, mbajini qerpikët të pastër, por të gjatë. Jepuni vëmendje edhe vetullave, që sugjerohet të jenë po aq të theksuara, si dhe të plota dhe me formë.

– Zgjidhni nuancat më të lehta të grimit të syve

Ju nuk doni t’i bëni sytë të duken “më të errët”, por kjo nuk do të thotë se duhet të përdorni vetëm ngjyra toke dhe të zbehta. Thjesht, nëse doni t’i lyeni sytë me blu pë shembull: Zgjidhni një blu më të lehtë në vend të një bluje shumë të ndezur.

Tonet më neutrale, ngjyrat pastel apo nuancat me pak shkëlqim funksionojnë shumë mirë për sytë me syze.

– Eksperimentoni

Nuk ka asnjë rregull të shkruar. Bëni qejf dhe eksperimentoni me ngjyra dhe modele grimi, derisa të gjeni atë që ju përshtatet më shumë bazuar në sytë, portretin dhe formën e syzeve tuaja!