28-vjeçari shqiptar rrëzohet nga 50 metra lartësi në Itali, ndërron jetë në vend

46

Tragjedi shqiptare në Itali! Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë nga maja e monumentit të Detarit të Italisë.

Ai ra një lartësi prej të paktën 50 metrash duke ndërruar jetë në vend. Dyshimet paraprake janë se mund i riu mund të jetë hedhur për të kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të dielës, teksa shumë familje kishin dalë për shëtitje në rrugët e qytetit në lagjen Casale duke përfituar nga koha fantastike. Ata u tronditën në momentin kur 28-vjeçari shqiptar “fluturoi” nga lartësia.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, por për fat të keq i riu tashmë kishte ndërruar jetë.

Një tjetër tragjedi e ngjashme ndodhi në vitin 2015 në po të njëjtin monument, ku një 34-vjeçar u hodh nga lartësia duke u vetëflijuar.