3 kombinimet ideale në dashuri për një UJOR!

338

Ujorët e meritojnë të dinë me cilën nga shenjat e Horoskopit do të bënin kombinimin perfekt në dashuri.

Binjakët

Nëse i përkisni shenjës së Binjakëve dhe keni rrëmbyer vëmendjen e një Ujori, keni gjetur dikë që vdes të jetë po aq social sa ju. Ndani pothuajse të njëjtat aftësi në komunikim, në nevojën për të ndryshuar,apo në ftohtësinë kur vjen puna tek shprehja e emocioneve.

Një Binjak ka tendencën të kalojë nga një projekt në tjetrin, por një Ujor do të ecte krah jush duke zbuluar diçka edhe më emocionuese. Nëse është dikush që kupton nevojën tuaj për liri është pikërisht Ujori. Do ta adhuroni origjinalitetin e tij, kreativitetin dhe mëndjen brilante që nuk pushon kurrë. Si Gaforrja ashtu edhe Binjakët i duan dhe shijojnë në maksimum gjërat e papritura.

Në aspektin seksual, mes jush ka xixa dhe kuriozitet. Mërzinë në shtrat s’do ta provoni kurrë.

Peshorja

Peshoret janë shenja më sensuale nga shenjat e ajrit. Dhe nëse ju ka rënë në kokë për një Ujor, keni shumë  arsenal erotik për t’i dhuruar dashurisë suaj të re. Një kombinim si i juaji është perfekt edhe për grupin shoqëror. Karizma që keni i shton dëshirën të gjithëve t’ju kenë pjesë të tavolinës.  Ujorët vlerësojnë aftësinë që keni për të parë nga të dyja anët e medaljes dhe mënyrën se sa shpejt i zgjidhni gjërat.

Ujori

Një histori dashurie mes dy Ujorëve është si të jetosh me dikë të cilin e kupton si askush tjetër. Ti e kupton ftohtësinë e tyre emocionale, ndërkohë që diçka e tillë mund ta konfuzojë një Gaforre. Ndani interesa të njëjta dhe mendoni njësoj. Çfarë ka që nuk shkon me këtë lidhje? Është si të jeni me veten tuaj. Seksi është gjithashtu ok dhe aspak i mërzitshëm.

Ju të dy mund të ngrini dhe zgjidhni bashkë kauza të ndryshme pasi keni gjithë energjine e botës për ta bërë./anabelmagazine.com