30 vite pas skenës më të komentuar në histori, Sharon Stone rikthen lëvizjen e ‘Basic Instinct’!

186

Besojmë se shumë prej jush e kujtojnë mirë interpretimin dhe rolin e Catherine Tramell luajtur nga Sharon Stone në “Basic Instinct”. Ky është një nga filmat më të përfolur të vitit 1992 për shkak të ekspozimit dhe të skenave seksi e sensuale që përmbante, kjo edhe në sajë të intrepretimit të Stone si protagoniste. Një nga skenat më të komentuara ka qenë momenti kur Catherine merrej në pyetje nga detektivët duke qëndruar këmbëkryq.

Sharon ka rikrijuar skenat provokative të këtij filmi 27 vite më vonë, për kopertinën e Vogue në Portugali.Në një foto provokuese aktorja shfaqet duke notuar nudo dhe duke i ekspozuar të gjitha sërish.Sot që është 61 vjeç Sharon vazhdon të mbetet një gura me hire të lakmueshme dhe seksi dhe të gjitha fotot e saj për kopertinën e Vogue vërtetojnë se ajo vazhdon të mbetet një ikonë seksi edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite që nga “Basic Instict” filmi që i dha titullin “yll hollywood-i”.