Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 32 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.
Postimi i Metës:
Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!
Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!
Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!
Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!