35 persona përfunduan në spital pas helmimit/ Policia e Krujës jep detaje: Njoftuam AKU-në, po presim analizat e DSHP-së

98

Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me helmimin e 35 qytetarëve në këtë qytet.

“Blutë” bëjnë me dije se është ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

 

Po ashtu bëhet me dije se Policia ka njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

NJOFTIMI

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.