Historia e Elenës, gruas ukrainase që rrëzoi dronin me…kavanoz turshish

135

Histori nga më të ndryshme vijnë nga Ukraina.

Një grua nga Kievi thuhet se rrëzoi një dron rus duke i hedhur një kavanoz me kastraveca turshi. Fakti u publikuar edhe nga prestigjozia “Forbes”. Kjo tregon një ilustrim të bukur të vullnetit të ukrainasve për të rezistuar dhe për të përdorur çdo armë që u vjen në dorë. Në këtë rast ishte një kavanoz me domate të konservuara.

Historia u gjurmua nga faqja ukrainase e lajmeve Liga.life, e cila intervistoi gruan, por ajo nuk ka dashur të identifikohet dhe quhet vetëm ‘Elena’.

Sipas Elenës, ajo ishte ulur në ballkonin e saj kur dëgjoi zhurmën e një droni që po afrohej. Elena kishte disa kavanoza me domate poshtë karriges së saj, e me të qëlloi dronin duke e hedhur në tokë. Më pas, Elena dhe burri i saj thyen mbetjet për t’u siguruar që droni të ishte shkatërruar siç duhet, më pas pastruan mbeturinat duke përfshirë xhamin e thyer. (Edhe në kohë lufte, Elena ishte e shqetësuar për se qentë endacakë mund të lëndonin putrat e tyre).

Elena thotë se droni ndoshta nuk është nxjerrë nga ushtria ruse, por nga grabitësit që kërkonin apartamente boshe për të grabitur.

“Fqinja vuri re të rinj të dyshimtë dhe kur filloi të pyeste me zë të lartë se kush ishin dhe nga ishin, ata ikën me shpejtësi. Njerëzit paqësorë nuk do ta bënin këtë”, tha Elena për Liga./Noa.al