5 gjërat që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit!

115

Sinqeriteti dhe komunikimi janë çelës për një marrdhënie të shëndetshme në çift. Megjithatë ka disa gjëra të cilat është më mirë t’i mbani për vete sesa t’ia thoni partnerit.

1. Mbylle gojën!

Në fakt, fjala “mbylle”, nuk i duhet thënë askujt, por aq më pak partnerit, pasi kjo tregon se nuk po e respektoni atë. Ndaj është mirë ta evitoni.

2. Ti më kujton ish të dashurin

Ky është një mega gabim. Ju nuk duhet të flisni për ish-partnerin, sepse kjo do ta largonte partnerin tuaj aktual. Mos bëni krahasime sepse kjo do ta bëjë të ndihet shumë keq partnerin tuaj.

3. Kam kontrolluar ish të dashurën tënde në rrjetet sociale

Kjo të bën të pasigurt dhe natyrisht i lë një përshtypje jo aq pozitive partnerit. Ndaj disa gjëra është më mirë t’i mbani për vete(e kuptuat mesazhin vajza).

4. E urrej shokun tënd të ngushtë

Shoqëria është shumë e rëndësishme dhe kjo vlen edhe për partnerin tënd. Shiku i tij i ngushtë mund të ketë qenë aty për të, në momentet kur ka patur më shumë nevojë. Mos e detyroni të zgjedhë, mund edhe të humbisni.

5. Je një djalë mamaje

Djemtë kanë një lidhje të ngushtë me nënat dhe kjo është e qartë.Mos ia vini në dukje këtë gjë partnerit, dhe natyrisht as mos i thoni se nëna e tij e ka gabim në ato që thotë./M.M-dritare.net