Barbara: ” Jam e re dhe po punoj shumë që një ditë të arrij në skenat botërore”

184

Barbara: ” Jam e re dhe po punoj shumë që një ditë të arrij në skenat botërore”

Ajo sapo ka shkelur në tregun muzikor shqiptar dhe megjithëse është mjaft e re duket se do ta ketë një të ardhme të sigurt në tregun muzikor. E kemi fjalën për këngëtaren e re Barbara Kabashi, ku kënga e saj e parë ardhur e përshtatur mjaft bukur me klip që mban titullin “Favorita” po ecën mjaft mirë. Ylli i ri i muzikës në një intervistë për ne rrëfen më shumë qoftë për muzikën, kush e qua yll në familje, e deri te se a ka menduar se muzika do të jetë profesion i saj? Megjithëse ajo ka lindur e jeton në Austri ajo na përgjigjet mjaft mirë në gjuhën shqipe kur ne e pyetëm me shumë kureshtje!.

Si po e kalon Barbara, me tregon se kush ta ka vendos emrin dhe a është e gëzuar se kênga “Favorita” po pelqehet?

-Emrin ma ka lon gjyshi im dhe po ndjehem shumë mirê me mbështetjen dhe pêrkrahjen e publikut dhe gëzohem se ju ka pelqy projekti.

Megjithese nuk ke lindur në Kosovë por në Austri si je me gjuhën shqipe? Me shumê e mêson duke dëgjuar kêngë shqipe apo duke folur me prindërit?

-Të dyja edhe duke kominikuar me familjen në gjuhën shqipe dhe duke dëgjuar muziken shqipetare.

Kush të thotë mê shumë “Ylli im” nje star mami apo babi?

-Të dy më përkrahin në këtë pjesë të jetês time që êshtë muzika, s’mund ti ndaj të dy më janë pranë me çdo këshillë.

Po në shkollë të njohin tash më shumë, a e dinë shoqeria e klasës se ata kane një star në klasë si Barbara?

-Shoqëria e shkollës e kanë prit shumë mirë këngën dhe më japin shumë komplimente që i vlerêsoj shumë, por në shkollë jam Barbara që kam qenë gjithmonë.

Kam dëgjuar se ëndrra jote është të bëhesh si Dua Lipa, a ke menduar nëse ka në Austri të konkurosh në ndonjë talent-show si: “Super star” apo ” The voice”…

-Endrrat shpresoj të bëhen realitet një ditë.Po ka konkurse të ndryshme ka mundësi në ato më serioze të marrë pjesë, por ende s’kam folur me prindërit për kêtë pjesë.

Kënga “Favorita” është punuar nga Zzap dhe Chrias i zgjodhe ti ata apo ata ty, dhe kjo do të thotë se do të bashkëpunosh sërish me ata?

-Po kënga ështe prodhuar nga producentët Zzap&Chriss, dhe unë i zgjodha ata pasi njihen si producentët më të suksesshem me artistët e rinj si jam unë, dhe se po shpresoj në një bashkëpunim tjetër pasi që kënga “Favorita” e realizuar nga ata pati një sukses.

A ka Barbara nje favorite në muzikë?

-Si zhanêr kam qef naladat por jam e hapur edhe për më shumë zhanre të tjera .

Pas disa viteve e imagjinon veten se ku do të jesh apo në muzike ku do te arrish?

-Unë jam e re do punoj shumë që një ditë të arrij në skenat botërore pse jo edhe si Dua Lipa.

E shikon muzikën një ditë edhe si profesion?

-Si çdo artist nëse suksesi kërkon angazhim mundet me qenë edhe profesion i imi në të ardhmen

E kënga e rradhes e ke menduar është duke u realizuar apo duhet të presim dhe pak?

-Do presim edhe pak po e shijojmë suksesin e “Favorita” njëherë.

Më trego pse duhet dëgjuesit ta dëgjojnë këngën tënde?

-Jo fjala duhet nuk duhet askush, por nëse kanë dëshirë ta dëgjojnë këngën time ju kisha preferu ta dëgjojnë, ndoshta edhe ju pëlqen ta dëgjojnë edhe më shpesh.