“Shigjetari shenja më e privilegjuar”, astrologia bën parashikimin javor

260

Astrologia Krisanthi Kallojeri ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku pasi ka folur për Hënën e plotë në Luan të ndodhur mbrëmjen e djeshme ka bërë edhe parashikimin javor. Ajo ka treguar se java do të vijojë pozitive për të gjitha shenjat, por më e privilegjuara nga shenjat është Shigjetari.

Dashi- Shkurti inkurajon iniciativën tuaj në dashuri në biznes, në çdo fushë të jetës. Mund të vendosen në rrezik të ardhurat tuaja financiare, ndaj duhet të jeni të kujdeshëm në iniciativat që do ndërmerrni. Hëna e plotë e ndodhur dje, në shenjën tuaj krijon një klimë erotike, optimiste, frymëzuese më ngjarje të papritura që do ju befasojnë. Do keni takime të prapritura, dashuri me shikim të parë, por mund të keni edhe takime të fshehta apo probleme në marrëdhënien tuaj ekzistuese.

Demi- Shkurti ju ka nxjerrë nga zona e komfortit dhe ju risjell situata të Tetorit e Nëntorit. Duhet të jeni të kujdeshëm, dëshira për t’u çliruarnga situata që nuk ju pëlqejnë, mund t’ju bëjnë të reagoni në mënyrë ekstreme. Do keni lajme pozitive për jetën personale dhe çështjet financiare. Një njeri i rëndësishëm apo takim me një person të tillë, do ju ndikojë.

Binjakët- Jeni të çliruar nga pengesat, këtë muaj aktiviteti dhe veprimtaria juaj janë të harmonizuara me dëshirat tuaja. Rezultatet tuaja do të jenë të dukshme. Me Hënën e plotë do të aspironi të realizoni planet tuaja, të zhvendosi kufizimet dhe të udhëtoni shpirtërisht apo fizikisht. Kujdes mos hyni në debate me eprorët apo me njerëzit që ju mbështesin. Të jeni vigjilent ndaj çdo mundësie që ju shfaqet. Këtë javë do keni mbështetjen e njerëzve të duhur ai ajo e një prindi.

Gaforrja- Shkurti premton një mbështetje aktive dhe reale për të ndryshuar situatën dhe për të ecur përpara. Nëse jeni duke kërkuar punë apo prisni një angazhim është momenti të tejkaloni veten tuaj. Me hënën e plotë dje në Luan duhet të fokusoheni në sferën financiare çdo hapje emadhe do ju nxjerrë në të ardhmen jashtë programit. Jeta juaj emocionale dhe erotike favorizohet. Do keni mundësi të krijoni një marrëdhënie. Do keni biseda me bashkëpunëtorë apo me partnerin gjatë të cilave do mësoni gjëra që nuk i dinit deri më tani, por do jenë shumë të dobishme për periudhën që vijon.

Luani- Tema kryesore e muajit janë marrëdhëniet edhe bashkëpunimet tuaja. Ju që jeni të interesuar keni mundësinë të njihni një personitë ri apo të krijoni njohje të reja. Të lindurit rreth datave 8 dhe 10 gusht do keni ndryshime në sferën personale. Diçka do dalë në sipërfaqe që deri më tani ishte në errësirë. Përqendrohuni te vetja, punoni me veten dhe mos debatoni. Duhet të punoni me egoizmin tuaj. Mos nënvlerësoni veten. Për të lindurit në 10 ditëshin e parë është koha të synoni lart dhe të ndërmerrni iniciativa. Në përgjithësi java ju favorizon të gjithëve që të bëni një organizim më të mirë të punës suaj.

Virgjëresha- Shkurti ju ka gjetur të preukupuar në jetën tuaj personale dhe në atë profesionale. Deri më 18 Shkurt përvishujini punës e tregoni zellin tuaj. Në periudhën që do të vijojë jeni të ftuar të jepni provime pas datës 7 Mars. Këtë javë mos e lini pasdore shëndetin tuaj gjeni mundësinë të shplodheni edhe pse situata të përditshmërisë mund t’ju nxjerrin jashtë programit. Evitoni implikimin në prapaskena apo situata që i ushqejnë ato. Kjo javë u jep mundësinë të flirtoni, përmes një flirti që ju do keni mund të bini në dashuri. Nëseë keni probleme deri në fund të javës drejtohuni te specialistët.

Peshorja- Shkurti është muaj i shkëlqyer për ju. Ky muaj erotik do ju sjell shanset të krijoni lidhje efektive, të takoni njeriun e zemrës, të magjepsni të tjerët por edhe të tjerët të magjepsen prej jush. Evitoni lëvizjet me rrisk në sferën financiare. Do keni talentin të paraqisni talentin tuaj. Kjo javë ju jep mundësinë të bëni ndryshime në punë dhe në shtëpi. Këto implikohen mes tyre, por vendimet dhe lëvizjet që bëni do funksionojnë pozitivisht dhe për më mirë në jetën tuaj.

Akrepi- Shkurti është një muaj me kërkesa të larta për ju. Ju shkakton një nervozizëm, jo pa arsye. Duhet të mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja se aty keni një rrezik. Me këtë hënën e plotë që u zhvillua dje, jeni më të ndikuarit e zodiakut. Do përballeni me probleme në familje në shtëpinë tuaj dhe në karrierën apo marrëdhëniet profesionale. Strategjia, gjakftothësia e pranimi i ndryshimeve do ju nxjerrin nga situata jo të këndshme dhe për të interesuarit java ofron një njohje të re, pra për një marrëdhënie të re në jetën tuaj personale.

Shigjetari- Jeni të privilegjuar deri më 16 maj. Ky muaj ju favorizon në komunikikm, në udhëtime, në dashuri, në krijimtarinë dhe në promovimin e planeve tuaja personale. Hëna e plotë në Luan hap horizonte të reja para jush. Nuk do ndikojnë problemet apo ngjarjet e pritura që do ju nxjerrin nga rutina e përditshme. Do ju duhet të shpenzoni para për të rregulluar shtëpinë tuaj. Do keni ndryshime në punë e në shtëpi, kjo do jetë shumë funksionale për ju.

Bricjapi- Shkurti ju ofron mbështetje financiare. Mund të keni dashuri me shikim të parë, por edhe probleme në marrëdhëniet ekzistuese. Duhet të keni kujdes në sferën ekonomike. Këtë javë duhet të takoni njerëz nga afër dhe duhet të bëni një udhëtim. Do keni favorizime, por duhet të dini ku e keni kufirin. Do krijohen kushte për të kaluar momente të bukura. Si dhe njohje sentimentale për të interesuarit e shenjës.

Ujori- Jeni protagonistët e Shkurtit. Përqendrohuni te vetja, mbështetuni te talenti juaj i komunikimit nëse doni të promovoni punën tuaj. Me Hënën plotë ndikohën krysisht ata të lindurit në 5 dhe 6 Shkurt, Hëna e plotë ndodhi përballë jush dhe vendos theksin në bashkëpunimet tuaja, ndaj nëse jeni i interesuar për t’i mbrojtur ato përpiquni të jeni sa më fleksibël. Paralelisht krijohen mundësitë për ndryshime në shtëpinë tuaj. Në sferën financiare niseni nga parimi që talentet tuaja duhet të shpërblehen, por kjo nuk funksionon gjithmonë. Keni favorizim, por nuk do të thotë se s’duhet të jeni të kujdeshëm në anën financiare.

Peshqit- Shkurti favorizon premtimet që i jep 2023. Siguria do vihet në pikëpyetje pas datës 7 mars. Pavarësisht nga fovorizimi mund të keni probleme në jetën e përditshme dhe me të afërmit tuaj Kujdes se çfarë keni shprehur dje e pardje. Mund të dërgoni një mesazh i cili mund të prishë marrëdhëniet e të jetë i papajtueshëm. Bëni hapa përpara pa zhurmë që të mos provokoni të tjerët. Disiplina e përditshme dhe regjimi ditor do ju nxjerrë nga situata e pakëndshme. Këtë javë duhet të jeni sa më aktiv, takoni nga afër njerëzit dhe bëni udhëtime. Të gjitha këto do ndikojnë pozitivisht.