Ne planin financiar do i rregulloni te gjithë problemet dhe do ndiheni shume me te qete. Horoskopi ditor 16 shkurt 2023″

69

Dashi

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe ka rrezik qe marrëdhënia me te të behet gjithnjë e me delikate. Nga ana tjetër mos vazhdoni te kërkoni te jeni ju “shefi” sepse do pendoheni rende. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te mos mbeten vetëm. Ne planin financiar do i rregulloni te gjithë problemet dhe do ndiheni shume me te qete.

Demi

Sot do i zgjidhni te gjithë problemet dhe mosmarrëveshjet qe keni pasur me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do jeni me optimiste se kurrë për te ardhmen se bashku. Ne fakt ne momente te vështira e njeh me mire atë qe ke pranë. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Financat do përmirësohen aq shume saqë edhe vete do ju duket çudi. Përfitoni për te bere disa investime me vlere.

Binjaket

Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bëni asnjë lëshim ndaj partnerit dhe do veproni pa e pyetur atë. Kjo do sjelle debate te forta. Beqaret do kenë disa takime, por ato nuk do ju duken ne lartësinë e duhur për t’i çuar me tej. Ne planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave te familjareve sepse ata ju duan te mirën.

Gaforrja

Saturni do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni mjaft besnike ndaj atij qe keni ne krah dhe do bëni çfarë te mundeni vetëm qe te përjetoni emocione pozitive pranë tij. Beqaret mund te mos fillojnë lidhje serioze, por e sigurt është qe do kenë takime impresionuese te cilat me vone mund te çohen ne një tjetër stad. Edhe ne planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Luani

Gjerat nuk do ju ecin shume mire sot ju te dashuruarve. Shpesh mund te keni edhe konflikte apo debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te hedhin hapa sepse me pas nuk do jete e lehte te kthehen pas. Financat do jene pak me te mira se disa dite me pare, megjithatë ende jo ne gjendjen qe dëshironi.

Virgjeresha

Dita e sotme do filloje me vrull sot për ju te dashuruarit. Do keni debate te forta ne mëngjes, por menjëherë pas tyre do ju pushtoje një pasion i zjarre e do dashuroheni si kurrë ndonjëherë. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona te shume. Do e kenë vete ne dore nëse do hedhin, tani apo me vone, hapa me tej. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire.

Peshorja

Një problem familjar nuk do ju lere shume kohe për ta kaluar me partnerin tuaj gjate kësaj dite, megjithatë ai do iu kuptoje dhe do jete mbështetje goxha e forte për ju. Beqaret nuk do jene ne momentin e duhur për te dale neper takime apo për te joshur kështu qe do mbeten siç kane qene. Situata materiale do filloje te normalizohet disi nëse keni kohe qe keni marre masa strikte.

Akrepi

Juve qe jeni ne një lidhje do e përforconi edhe me tepër atë. Mund te mendoni për zyrtarizime dhe hapa me serioze. Keni për ta pare se do ndiheni me te qete duke e bere atë gjë. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme. Miqtë do jene ata qe do kenë menduar për çdo gjë. Sot mund te ndodhe gjithçka për ta. Financat duhet t’i mbani me tepër nen kontroll sepse po filluan problemet gjendja do marre tatëpjetën.

Shigjetari

Bëjeni tjetrin te ndihet sa me mire sot, por mos e lini pas as veten tuaj. Po i shprehet ndjenjat dhe po bashkëpunuat gjithçka do ju ece për mrekulli. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa kaq. Financat për fat te mire do fillojnë te stabilizohen tej mase dhe do mund t’i shlyeni një nga një borxhet qe keni marre.

Bricjapi

Do kaloni vështirësi te njëpasnjëshme sot ju te dashuruarit dhe here pas here do ndiheni shume keq. Po nuk bëtë lëshime ne çift nuk do i zgjidhni dot problemet. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante dhe afatgjate. Çdo gjë ka për te qene edhe me e bukur nga sa ata e kane menduar. Financat do dini si t’i mbani nen kontroll gjithë kohës dhe nuk do ju dalin surpriza te pakëndshme.

Ujori

Ambienti yjor do jete shume i përshtatshëm gjate kësaj dite për një marrëdhënie te qete dhe te qëndrueshme ne çift. Shfrytëzojeni sa me shume. Beqaret ka rrezik te fiksohen pas disa personave qe nuk janë te lire dhe qe nuk kane për te qene kurrë. Ne planin financiar duhet te bëni ende durim qe gjendja te përmirësohet. Tani për tani bëni disa kufizime me shpenzimet.

Peshqit

Do jeni shume te qete e te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për t’u përmirësuar. Ne mbrëmje mund te kaloni edhe disa çaste te ëmbla e romantike. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te mendojnë te afrohen me persona qe sapo janë divorcuar. Llogaria bankare do mbetet e qëndrueshme.