Dashi
Gjatë ditës së sotme do jeni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar për çështjet personale sesa për punën dhe për ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i zgjidhni sa më parë problemet që keni pasur dhe të mos shtyni asgjë për nesër pasi situata mundet të rëndohet. Ju beqarët do keni njohje, por asnjëra nuk do ju duket e përshtatshme. Për të mos u lënduar, më mirë lërini këto mundësi të ikin dhe prisni më të mira. Për punën do jetë një ditë shumë e qetë. Nuk do ketë as vështirësi serioze, por as ndonjë arritje për t’u veçuar. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie.
Demi
Sot do jeni të vëmendshëm ndaj gjithckaje dhe do arrini të përfitoni nga çdo situatë. Nëse keni një lidhje do afroheni jashtëzakonisht me partnerin, do dashuroheni me pasion dhe do iu vini kapak problemeve të vjetra. Të dyja palët do kënaqeni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do realizoni më në fund një takim fiks ashtu si e kishit ëndërruar dhe zemra do rrahë fort. Këto që do ndodhin sot do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në punë duhet të organizoheni pak më mirë dhe të mbani përgjegjësi për çdo hap. Nuk priten probleme sot. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe nuk do gjendeni në vështirësi.
Binjakët
Falë mbështetjes dhe nxitjes së Neptunit dhe të Hënës sot do shtroni në tavolinë çdo gjë që ju qetësin dhe nuk do anashkaloni asgjë. Sa më të hapur të jeni aq më të lehtë do e keni edhe të gjeni zgjidhje. Ju të dashuruarit do ndiheni më të çliruar pas mesditës dhe do filloni të programoni çaste romantike. Partneri mund t’iu bëjë edhe dhurata ose premtime. Ju beqarët nuk do kërkoni gjëra të ekzagjeruara dhe keni për të gjetur sot persona të thjeshtë e interesantë. Në punë kërkoni të takoheni me eprorët dhe t’iu tregoni arrihet sepse kështu ata do ju kenë më në vëmendje. Financat, falë ndihmës së disa miqve, do filloni t’i menaxhoni me mirë.
Gaforrja
Planetët, e veçanërisht Venusi dhe Hëna, do ju ndihmojnë të ndiqni strategjinë e duhur sot dhe të shprehni pikëpamjet tuaja. Nëse keni një lidhje mirë është të mos e vinin nën presion partnerin dhe të tregoheni më të duruar. Flisni për gjithçka me të, por mos kërkoni gjëra me ngulm. Nëse jeni beqarë reflektoni mirë dhe prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Mësoni fillimisht me kë keni të bëni. Në punë në disa momente do ndiheni si të bllokuar në orët e mëngjesit. Qetësohuni, flisni me kolegët e besuar dhe keni për të gjetur një zgjidhje të mirë. Në planin financiar keni për të pasur fat.
Luani
Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe të brishtë prandaj nuk do arrini të thoni përherë jo. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të keqe, megjithatë do jeni shumë zemërmirë dhe do e lejoni partnerin të bëjë edhe disa gjëra të tepruara. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu një ditë ai do ju marrë nëpër këmbë. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sado mundësi të mira t’iu shfaqen. Yjet nuk e rekomandojnë këtë gjë. Në punë vërtet mund të vonoheni pak për të përmbyllur disa detyra, por askush nuk do ketë ankesa për cilësinë. Paratë do jenë të mjaftueshme për gjërat më të nevojshme.
Virgjëresha
Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve edhe për gjëra pa lidhje.
Peshorja
Sot do keni aftësinë të rrëzoni çdo pengesë që do ju dalë dhe do arrini atje ku dëshironi. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do arrijë ta prishë harmoninë tuaj, përkundrazi në mbrëmje do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra. Partneri do ndihet më i sigurt se më parë dhe do ju bëjë një surprizë që do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do keni disa njohje, por ka mundësi te vendosni të prisni edhe pak kohë për të filluar një histori. Në punë do keni disa takime me shefat dhe do merrni vesh disa të reja interesante. Paratë nuk do jenë ende të shumta, por përmirësimi sapo ka filluar.
Akrepi
Sot do jeni në humor shumë të mirë, do mundoheni t’i bëni më të lehta situatat e ndërlikuara dhe do i mbani pranë ata që doni me të vërtetë. Nëse keni një lidhje nuk do ju shkojë aspak nëpër mend tradhtia dhe as nuk do tundoheni nga disa persona. Për ju është themelore forcimi i marrëdhënies dhe zgjidhje e problemeve të vogla. Nëse jeni ende beqarë më mirë shmangni krijimin e lidhjes sepse personat që do njihni sot mund t’iu lëndojnë. Në punë askush nuk do ua ndalë vrullin për të ecur përpara. Sot mund të merrni edhe disa vendime. Në planin financiar mos prisni t’iu bien para nga qielli, por menaxhoni si duhet ato që keni.
Shigjetari
Sot do jeni shumë optimistë dhe do mendoni përherë se çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit mund të jeni paksa konfuzë, por duke folur me partnerin, duke shprehur mendimet, ndjenjat dhe brengat do arrini të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët do merrni disa shkëndija se edhe ai që pëlqeni ka filluar të ndiejë për ju dhe kjo do ju gëzojë pamasë. Në punë do keni disa divergjenca mendimesh me kolegët, por deri në fund të ditës do arrini ta përfundoni edhe vetë atë që keni nisur. Sido që të jetë mirë është të mos mani mëri. Me shpenzimet do e lëshoni dorën pak më shumë sesa duhet.
Bricjapi
Të ndikuar nga Hëna, ju do e keni të vështirë të veçoni të mirën nga e keqja. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë për partnerin dhe kjo do ju pengojë të dashuroheni lirshëm me të. Përherë do keni hijen e dyshimit. Ju beqarët do keni një takim gjatë ditës, por e mira është të mos hidhni hapa. Personi që do ju afrohet nuk do jetë shumë i sinqertë. Në punë nuk do keni performanca shumë të mira dhe gabimet do jenë të njëpasnjëshme. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe situata do ju përkeqësohet jashtëzakonisht.
Ujori
Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.
Peshqit
Dielli dhe Mërkuri do bëhen bashkë sot dhe do ju vënë përpara zgjedhjeve. Nëse keni një lidhje dashurie dhe kohët e fundit gjërat nuk ju kanë ecur si duhet, më mirë jepini fund gjithckaje sesa të vuani të dyja palët. Nëse gjërat deri më sot ju kanë ecur mirë mund të mendoni t’i çoni edhe më tej. Ju beqarët do ndihmoheni nga Marsi dhe do arrini t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Për një përgjigje duhet të prisni pak ditë. Në punë do bëni përpjekje të konsiderueshme dhe nuk do mposhteni as përpara sfidave të vështira. Për ju sado të ndërlikuara të jenë gjërat, asgjë nuk është e pamundur. Problemet financiare do filloni t’i rregulloni pak nga pak. /dritare.net