Horoskopi mujor për muajin mars, Jorgo Pulla tregon çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë

366

Astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin e Horoskopit për muajin mars duke theksuar me shumë detaje si do të jenë këto javë për të gjitha shenjat.

DASHI

10-ditëshi i parë i muajit mars ka ndikime shumë të mëdha, por duket se ky muaj është vendimtar provokues. Duhet ta mendojnë mirë përpara se të bëjnë diçka të madhe në fushën e karrierës, ekonomisë ose blerjeve. Në lidhje me dokumentacione është mirë që t’i nisin pas datës 8, se është shumë herë e mirë për dy arsye. Se kemi hënën e plotë në aksin e Virgjerëshës dhe do të kemi ndryshime. Ndërsa duhet të bëjnë kujdes me personat e shenjës së Shigjetarit, sepse dy shenja zjarri mund të mos jenë ashtu siç duhet, por kanë mënyrën e komunikimit perfekte. Një problem i vogël bankar mund t’i ndodhi pas datës 7 mars, shkruan abcnews.al.

DEMI

Janë në një dilemë shumë të madhe ekonomike, sepse kanë nisur një punë, por ajo nuk i pëlqen. Nuk janë në pozicionin e tyre, në profilin e tyre. Vjen një moment tani që ata do ta rregullojnë siç dëshirojnë vetë. Është një kohë shumë e mirë tani për Demin për të bërë një ndryshim, që të stabilizojnë punën e tyre dhe çështjet ekonomike t’i realizojnë ashtu siç ata dëshirojnë. Një çështje shumë e madhe ndodh në fushën e punës sepse nga një moment shumë i mirë sepse nga një ndryshim i 10-ditëshit të tretë kanë mundësi që ta zgjidhin problemin që ata kanë.

Në çështjet shpirtërore janë pak fajtorë ata të shenjës së Demit sepse mendojnë shumë, logjikojnë shumë, mërziten me veten e tyre dhe nuk e shfaqin, por kur mbushin shpërthejnë, por duhet pasur kujdes në këtë drejtim sidomos me shenjat Peshore dhe Ujor. Për ata që janë në një njohje momenti më i mirë për të bërë një fejesë është mbas datës 8.

BINJAKËT

Duket se kanë të bëjnë shumë me çështjet ligjore, kanë një ndikim shumë të madh te 10-ditëshi i parë dhe te 10-ditëshi i dytë. Duhet të jenë shumë të vëmendshëm, sepse ky muaj është muaji i ligjeve. Do dëgjojmë shumë gjëra gjëra që këtu e 47 vjet nuk i kemi parë. Fillojnë këtë muaj dhe deri në 2028. Binjakët tani duhet të kenë shumë kujdes se është momenti shumë problematik në anën ligjore. Çështjet që kanë të bëjnë me punën janë drejt stabilizimit. Peshk dhe Virgjëresha është marrëdhënia ideale, edhe me Bricjapin kërkohet pak vëmendje, shkruan abcnews.al.

GAFORRJA

Janë në një kohë që do të bëjnë shumë ndryshime. Janë në momentin e duhur përsa i përket një blerje të pasurive të palujtshme, ndihmohen shumë dhe fati i do, pasi në këtë periudhë do t’u hapen shumë mundësi si hapja e një biznesi të ri, leku ka duk, paraja, ka mundësi të mirë përsa i përket punës dhe kohës së tyre. Sepse ndikimi i hënës së plotë i jep një mundësi plus Gaforres. Këtë muaj do të marrin vendime të rëndësishme. Duhet pasur pak kujdes se çfarë bëj tani, mua do më dali pak më vonë. Çështjet shpirtërore, pra lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe me Akrep, duken të mbara, ndërsa vëmendje duhet të bëjnë me Shigjetarë të 10 ditëshit të tretë sepse mund të grinden, kjo ka të bëjë me punën.

LUANI

Luanët duket se do të buzëqeshin, pasi Dielli në trekëndësh me hënën ju jep një mundësi të madhe në udhëtime, në kontrata të rëndësishme. Do t’i japin tani një mundësi edhe pse janë të stabilizuar disi, nuk mund të themi 100%. Shumë fallso do të kemi këtë muaj, shumë gënjeshtra do të fliten, por nuk janë të vërteta. Në lidhje që kanë të bëjnë me shitjen e një pasurie të paluajtshme, do duhen të mendohen 100 herë. Cështjet shpirtërore: Lidhjet që kanë të bëjnë me Ujorët, Demët dhe Akrepët, duket e mbarë. Një ndarje që kanë pasur me një Binjak duket e zgjidhin në këtë periudhë por pas datës 2.

VIRGJËRESHA

Pikësynimi i tyre është çështja që lidhet me anën ekonomike dhe dashurinë. Do të kenë një gëzim shumë të madh në familje, do të bëhet objekt bisede një fëmijë, ose do të ik me studime jashtë, ose do të bëhet ndonjë ndryshim pune. Është momenti që kjo të ndodhi dhe është diçka shumë e madhe që do të ndikojë te Virgjëreshat. Do t’u bëhet një ofertë pune jo më larg se në datën 5, 6, 7, kanë një mundësi që të mos i thonë jo, sepse janë në një gjendje të bëjnë dy punë. Në çështjet që kanë të bëjnë me një document ose çështje shtetërore është drejt mbylljes. Çështjet shpirtërore dhe një njohje që kanë pasur problem me Peshkun duket se do ta zgjidhin, shkruan abcnews.al.

PESHORJA

Duket se jo se nuk e kanë mundësinë të stabilizojnë punën e tyre ose çështje të mëdha që do të kenë tani e tutje, por duket se kjo periudhë është e vështirë në menaxhimin e gjërave dhe çështjeve të punës. Ju të kësaj shenje mundoheni të jeni korrekt me veten tuaj, se është një periudhë kjo që nuk të fal me gabime. Mos të jenë shumë tamaqar se kjo i prish terezinë se humbasin edhe gjërat që kanë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe me Luanët duken të mbara, një vëmendje duhet të bëjnë me shenjën e Demit, të 10-ditëshin e dytë sepse kanë pasur një problem, i cili akoma është prezent dhe do duhet të shohin se çfarë mund të bëjnë që ta stabilizojnë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes me një problem që mund të kenë me Ujorët e 10-ditëshit të tretë.

AKREPI

Do të pozicionohen në fushën e biznesit, do të duhet të kenë kujdes ata që merren me këtë gjë, sidomos njerëzit që punojnë në vende kyçe siç janë doganat, administrata të rëndësishme sepse për një fjalë goje mund të prishen dhe mund të kenë probleme të mëdha. Sidomos shumë kujdes do duhet të bëjnë deri në datën 8 mars dhe në datën 17 dhe 22 mars, është një kohë shumë e vështirë, kohë e keqe që po nuk pate kujdes mund të rrëzohesh. Akrepët do të merren më tepër me një çështje pasurie të lënë pas dore që tani erdhi koha që ata ta zgjidhin. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Demët, Ujorët dhe Gaforret e 10-ditëshit të dytë, është një mundësi shumë e mirë për të stabilizuar lidhjen e tyre, shkruan abcnews.al.

SHIGJETARI

Do të fokusohen më shumë te ana ekonomike. Ky muaj është i përllogaritjeve dhe Shigjetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse një gabim i vogël mund të jetë shumë i madh nesër. Çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshqit dhe Luanin është perfektja. Në çështje karriere, në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në vazhdimësinë e punës dhe ekonomisë, vjen një moment që do të arrijnë majat. Në çështjet shpirtërore, një problem që kanë pasur me Demët do e zgjidhin në këtë periudhë. Në lidhje me një njohje që ka të bëjë me një Virgjëreshë në mënyrë shoqërore do të kthehet në lidhje serioze.

BRICJAPI

Duhet të kenë kujdes, ata nuk flasin shumë por janë të ftohtë. Megjithatë, Bricjapët në çështjet ekonomiko-financiare kanë ndihmuar dhe ka një të mirë Bricjapi, që të bën një nder dhe nuk ta përmend asnjëherë. Në çështjet që lidhen me punën e tyre aktuale, ata do ta zgjidhin një problem të vogël me pronarin. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe Dem duken të mbara, me Peshkun janë vetë jeta.

UJORI

Kanë mundësinë dhe momentin e tyre për të stabilizuar çështjet ekonomiko-financiare. Nga data 23-24 futet Plutoni në Ujor dhe kjo do të ndikojë dhe do të ndryshojë gjithçka. Është diçka shumë e madhe dhe tepër pozitive për këtë shenjë sepse kanë vuajtur shumë nga ana ekonomike, tani është momenti i tyre për të stabilizuar gjërat që duan. Për sa i përket, çështjeve shpirtërore, marrëdhëniet me Akrepin, Demin dhe Luanin, është perfektja, shkruan abcnews.al.

PESHQIT

Kemi një ndikim shumë të mirë tani me punën e tyre, me stabilizimin e tyre. Kanë një shans shumë të madh, ata që janë shkrimtar, ata që punojnë në media të ndryshme. Ata do të kenë të bëjnë me ndryshime të mëdha të cilat do të jenë shumë pozitive me punën e tyre aktuale. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjapët dhe Luanët janë ideale, ndërsa kujdes duhet të bëni me Gaforre dhe Akrep sepse mund të kenë grindje, por janë grindje dashurie dhe jo problematike.