“Do t’a bëni një kërkesë të rëndësishme, dhe do ju realizohet” Horoskopi ditor 7 Mars 2024 nga Russell Grant!

258

Dashi

Kurioziteti juaj do të ringjallet nga një ndodhi e fundit. A mund të jenë sekretet që pengojnë një marrëdhënie të ngushtë? Ndjenja e mashtrimit po shkakton konfuzion dhe konfuzioni po ju bën dyshues dhe nervozë. Qëllimi juaj do të jetë të nxirrni të vërtetën në shesh.

Demi

Ata që janë rreth jush, janë miq të vërtetë dhe do të preferojnë që ju të jeni të sinqertë me ta. Duke qenë të sinqertë, ju nuk jeni vetëm të vërtetë me të tjerët, por dhe me veten tuaj. Flisni dhe do të ndiheni më mirë. Nuk duhet të shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët.

Binjakët

Keni një sërë synimesh në mendje për të ardhmen. Sigurohuni që t’i mbani qëllimet tuaja brenda niveleve të arritshme. Ju keni vendosur tashmë se çfarë doni të bëni dhe çfarë shpresoni të arrini. Synimi juaj tani duhet të jetë të qëndroni praktik ndërsa ndërmerrni veprime për ëndrrat tuaja.

Gaforrja

Marrëdhëniet kanë nevojë për t’u ushqyer dhe sa më shumë kohë të kaloni me dikë që keni takuar kohët e fundit, aq më shumë po e shihni se sa të pajtueshëm jeni. Ju keni gjetur dikë që ju kupton pa qenë nevoja t’i shpjegoni mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe ata ndihen njëllojë me ju.

Luani

Çdo dyshim që mund të keni pasur për një marrëveshje së shpejti do të shpërbëhet pasi të kuptoni se kjo marrdhënie sjell një ndjenjë sigurie për të ardhmen. Është e trishtueshme t’i thuash lamtumirë një miku të vjetër. Kujtimet e përbashkëta do jenë gjithmonë me ju.

Virgjëresha

Nëse nuk dëshironi që një situatë e vështirë të vazhdojë, mund të bëni diçka për të. Nuk ke pse ta pranosh ashtu siç është. Tensionet në një marrëdhënie të ngushtë do jenë shqetësuese. Nëse jeni të shqetësuar për një debat të fundit, pse të mos jeni ai që do kërkoni ndjesë?

Peshorja

Pranojeni se nëse një punë ia vlen të bëhet, ajo duhet të bëhet mirë. Ju mund të ndiheni të tunduar për të bërë disa ndryshime, por e gjithë kjo do t’ju kushtojë më shumë se sa ishte menduar fillimisht, qoftë në kohë, përpjekje ose para. Një ofertë udhëtimi do të jetë emocionuese, por gjithçka do të varet nëse keni apo jo kohë.

Akrepi

Një çështje e diskutueshme po shkakton shumë probleme në një miqësi. Tensioni që po shkakton nuk ia vlen dhe ju do të pranoni të shkoni në rrugë të ndara. Dikush i afërt do t’ju sugjerojë se keni nevojë për një ndryshim ambienti dhe shpreson se do të bini dakord për një ide pushimi ose për të bërë disa plane udhëtimi.

Shigjetari

Disa njerëz nuk mund të ishin më të dobishëm se kaq. Ka bashkëpunim dhe harmoni në një situatë ekipore. Nëse keni nevojë për ndihmë, do të ofrohen shumë këshilla. Jo vetëm kjo, por do të jenë udhëzime të arsyeshme dhe praktike. Puna me një ekip të talentuar po rezulton të jetë një përvojë e shkëlqyer mësimi.

Bricjapi

Mund të keni bërë një zgjedhje të gabuar në të kaluarën, por mund të largoheni nga kjo. Mos u ndalni në gabimet tuaja. Një betejë e gjatë ligjore është gati për të arritur në përfundimin e saj. Do të jeni të lumtur që do të mund ta lini këtë pas vetes.

Ujori

Edhe pse do të ketë ende nevojë të tregoheni të arsyeshëm me paratë tuaja, një ndryshim i lehtë në situatën tuaj financiare do t’ju japë pak më shumë liri financiare. Një borxh që e kishit do të shlyhet.

Peshqit

Jeni të mërzitur me dikë, por e dini se nuk do të zgjasë shumë. Kush nuk e meriton një shans të dytë? Kjo është ajo që po pyesni veten tani dhe do të merrni shpejt një përgjigje që ka kuptim për ju.