6 produkte me më shumë vitaminë C se portokalli!

103

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon ìmunitetin. Sidomos në këtë periudhë gripì dhe që prej fillimit të pandemìsë së Covìd-19, është rekomanduar më së shumti. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë grìpin, por mund ta bëjë trupin tuaj më të fortë dhe në këtë mënyrë do ta kaloni më lehtë.

Por një portokall me madhësi të mesme ka vetëm 69.7 mg vitaminë C, e cila është në të vërtetë më pak se sasia që përmbajnë shumë fruta dhe perime të tjera, informon dritare.net. Ja disa prej tyre!

Speci i kuq përmban gati tre herë më shumë vitaminë C sesa një portokall.

Brokoli, përmban 132 mg vitaminë C. Për më tepër, brokoli ka veti parandaluese të kanceìt.

Pavarësisht se si e gatuani, lulelakra përmban 127.7 mg të vitaminës C, plus 5 gramë fibra dhe 5 gramë proteina.

Përveç 78.9 mg vitaminë C, ananasi përmban bromelainë, një enzimë që ndihmon në tretjen e ushqimit.

Kivi gjithashtu, është i pasur me vitaminën C, kalium dhe bakër.

Mango përmban 122.3 mg të vitaminës C. Ky frut tropikal, është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, e cila si vitamina C luan një rol kryesor në imunitet.