6 shenjat që puthin më bukur

324

Nga mënyra sesi flirton e deri tek mënyra sesi puthesh. Duket se këto karakteristika të njeriut lidhen veç të tjerash edhe me shenjën astrologjike, anë treguar se cilat janë ato shenja që puthim më mirë. Analiza është bërë mbi ata që janë më pasionantë dhe të përkushtuar,  më poshtë i gjen nga i gjashti, tek i pari.

Bricjapi në vendin e 6-të

Kur bëhet fjalë për përvojën, askush nuk ia zë vendin një Bricjapi. Vetëbesimi i tyre i natyrshëm, mund të jetë i paparë, aq sa i bën ata të mos frenohen. Bricjapët dinë sesi t`i përdorin puthjet për të komunikuar përkushtimin. Ata gjithashtu kanë aftësinë ta bëjnë partnerin të ndihet i sigurt vetëm me një prekje buze.

Binjakët në vendit e pestë

Nëse dëshironi diçka më spontane, mos shikoni më larg se Binjakët. Binjakëve u pëlqen të bëjnë miq të rinj kudo që shkojnë. Janë interesantë, jo vetëm për t`u puthur. Mund ta kesh pak të vështirë ta bësh për vete, por nëse e bën, e bën përgjithmonë.

Akrepi në vendin e katërt

Nëse jeni duke kërkuar për atë lloj dashurie të stilit të Notebook, Noah dhe Allie, do ta gjeni me një Akrep. Këto shenja misterioze të ujit nuk janë shumë të prirur për të bërë lëvizjen e parë. Ata preferojnë të lënë të tjerët të vijnë tek ata.

Shigjetari në vendin e tretë

Përzierja perfekte e Shigjetarit të ftohtë, të qetë dhe të rezervuar nga njëra anë e të zjarrtë nga ana tjetër, di se si të përshtatë stilin e flirtimit për të tërhequr njerëzit. Qëndrimi i shkujdesur e bën Shigjetarin një nga ata që puthin më bukur. Ata janë shumë të zënë duke krijuar një aventurë nga çdo moment në jetë.

Demi në vendin e dytë

Nuk duhet të jetë çudi që Demi i drejtuar nga Venusi konsiderohet një nga ata që puth më mirë. Pasi të keni zgjuar interesin e tyre, Demi romantik dhe sensual di si të krijojë humor.

Peshqit në vendin e parë

Ëndërrimtarë dhe romantikë, Peshqit janë lehtësisht shenja më romantike e zodiakut, gjë që i bën ata njerëz që puthin shkëlqyer./Tiranapost.al