Reagimi brilant i Luizit pasi lexoi lajmet për Butrintin dhe Ronin: Duhet të jem i kulluar vetë që … –

137

Në informacionin që iu transmetua mbrëmë Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores.

Këto informacione nga jashtë, Kiara i mori si avantazh duke qenë se është lider e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Tito mori edhe disa informacione të tjera që i komentoi, ndërsa për Butrintin dhe Ronin preferoi që të mos thoshte asgjë.

Por si i priti Luiz Ejlli këto lajme? Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se nuk i intereson çfarë ka bërë Kiara para se të njihej me të pasi ajo ka jetuar dhe është mëse normale.

Këngëtari i njohur ka shtuar se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka. Nuk e kam ndërmend as t’ja numëroj as ti them qysh, kur, si, tek.

Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete.

Pas lajmeve për Kiarën, reagojnë të revoltuar familjarët e moderatores: Iu erren sytë për famë dhe klikime
Mua ajo nuk më ka njohur atëherë, ne nuk i jemi premtuar në lindje njëri-tjetrit. Jemi njohur me 24 Dhjetor, është mëse normale që mua kur i dëgjoj ato gjëra qejfi nuk më bëhet, mërzitem por jo me të, por me situatën që krijohet”, ka thënë Luizi.