Sot, rastësisht takova dy vajza në qytetin Koplikut që po u dhuronin trasta banorëve duke ju kërkuar mirësisht, nëse mund t’i përdornin në vend të qeseve plastike kur bëjnë pazarin, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e plastikës në Malësi të Madhe, gjë që më bëri përshtypje dhe u afrova të pyes.
TRASTA TREND ishte një projekt i shkruajtur nga vetë këta të rinj që ishte financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet projektit Rural You, i cili po zbatohet nga RTM Albania në Qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.
TRASTA TREND synon të bëhet trend dhe të përdoret nga të gjitha gjinitë dhe grupmoshat në Malësi të Madhe, dhe pse jo të shërbejë si praktikë e mirë edhe për vendet tjera në Shqipëri.
Faleminderit këtyre të rinjëve dhe gjithë atyre grupeve që duan të sensibilizojnë banorët për pasojat që sjell në jetën tonë përdorimi pa kriter i plastikave të Faleminderit./Adrianet.al