Parashikimi i horoskopit për muajin prill, astrologe Meri Gjini zbulon cilat do të jenë shenjat më të veçanta dhe surprizat që i presin

939

Dashi

Gjëja e parë që do të jetë e dukshëm tek të lindurit e shenjës së Dashit është marrja e iniciativës për të zbatuar një plan profesional, praktik të vjetër. Një nisje e re me një gjë që e kanë planifikuar prej kohësh. Do të duhet që çdo projektim ta bëjnë të përshtatur me kohën. Ata që kanë saktësinë e koherencës do të kenë rezultat të mirë në pjesën e fundit të muajit, ndërkohë që me Venusin tek vetja është prioritet pjesa emocionale. Një Venus që do të ndryshojë familjen, kështu që ngadalë do të futen në rutinën e vet. Fundi i muajit mund të nxjerrë problematika që duhet të zgjidhje në raport me fëmijët e tyre.

Demi

Hyrja jo shumë e favorshme e Uranit përgjatë tek ata me pjesën e Saturnit duket sikur imponon ngadalësimin e ritmit për ndryshimin që duan. Është e domosdoshme të bëjnë ndryshime, të përshtaten me kohën dhe mundësitë që kanë profesionalisht. ky ndryshim është akoma në pritje ose duhet riorganizuar derisa të vijë momenti. Kemi një Dem që do rehatinë, nuk do ndryshimet, do situatat e njohura. Kjo sjell një formë nervozizmi për ditët e para tek ata ndërkohë që me kalimin e Venusit gjysma e dytë e muajit nxjerr prioritet dhe jetën personale dhe pak përmirësim dhe tek xhepi.

Binjakët

Nga data 4 deri në 18 do të jenë një një periudhë ku ndjesia e fatit do të jetë e fortë për të gjithë. Si të lindurit në ditën e parë të muajit ashtu dhe në datën e fundit. Përsa i përket personave më me shumë fat, janë të lindurit në 10 ditshin e tretë, 10-20 Qershor. Ndjesinë e fatit duhet ta delegojnë në drejtimin që duhet, momenti është i rëndësishëm për çështje të karrierës, lekëve dhe prakticitetit. Nëse ke ndonjë ide të mirë me kreativitetin duhet ta bësh nisjen në këtë periudhë. Energjia nuk mungon pavarësisht se sjell dhe pjesën e aderimit dhe zakonisht e ekzagjerojnë me entuziazmin. Për ata që vendosin objektiva, aq sa munden të bëjnë, do të marrin maksimumin. Për ata që do ta ekzagjerojnë, që kërkojnë gjëra që nuk i meritojnë kemi si një fllukcë sapuni që shfryhet në fund të muajit.

Gaforrja

Pjesa e parë nuk i bën të ndihen fort mirë apo të rehatuar me profesionin e thënë ndryshe ose nga rezultati i punës, ose nga raportet me njerëzit të punës. Duhet të jenë të kontrolluar me komunikimin nga mesi i muajit. Dhe rezultati i pritshëm prej tyre do të vijë duke u rregulluar, energjia do të shtohet nga 24-25 por në 27 kthehet Plutonin në të kundërt që do të lehtësojë shumë vështirësi. Përveç punës, është dhe ekonomia, që do të kenë pritshmëri të larta. Për t’i përmirësuar duhet të presin fiks në fundin e muajit. Pjesa e parë e muajit do të jetë disforik ose jo shumë funksional por fundi do të shënojë mbylljen e periudhës së vështirë. Përsa i përket pjesës emocionale, Venusi tek Demat do të shkojë shumë për ata që janë në kërkim të diçkaje të bukur, ndërsa të tjerët duhet të ruajnë ekuilibrat.

Luani

Në mënyrën se si do të ndihen, duhet të mos përpiqen të mos imponohen. Kanë një tendencë sikur duan ajo që thuhet prej tyre, të dëgjohet dhe të ndiqet. Pra duket sikur kanë një tendencë imponimi. Normalisht e kanë një moment shumë të mirë, por ta mbajnë për vete pa e treguar tek të tjerët. Luanët e suksesshëm do të jenë bashkëpunëtorë të mirë, sa më të mirë të jenë aq më me shumë do ta shfrytëzojnë këtë vit. Momenti është tani nga data 4-14. Po të duan të shtojnë bazat e forta me të cilën sigurojnë rritje në punë, tani është momenti të tregojnë se sa bashkëpunëtorë të mirë janë. Ndërmjet detyrimeve familjare, vëmendjen duhet ta kenë pas datës 19 dhe për pak kohë për fëmijët nuk do të ishte keq në fund të muajit.

Virgjëresha

Dy janë detyrimet e muajit. E para organizimi i trupit dhe i ambientit profesional. Kanë një tendencë për ta ekzagjeruar në pjesën e parë duke qenë se bashkimi i Diellit me Venusin, Mërkurin dhe Hënën e Re është në një pozicionim të rëndësishëm, sjell një formë arrogance në ambientet e punës dhe kjo duhet kontrolluar. Ka një tendencë teprice në çdo drejtim. Ata që do ta kontrollojnë që pas datës 15 dhe në vazhdim, gjërat do t’ju ndryshojnë për mirë. Dhe të lindurit në 10 ditshin e tretë do të kenë propozime të mrekullueshme për zhvillimet e punës. Ata që e ekzagjerojnë duhet të rregullojnë gabimet e tyre. Të mendojnë mirë para se të veprojnë. Sa më të organizuar, aq më të suksesshëm do të jenë.

Peshorja

Në pjesën e parë me Venusin tek Dashi janë dy gjëra në të njëjtën kohë pjesa emocionale dhe profesionale. Ajo që favorizon shumë është mënyra se si dot ë konfortohen në raport me njerëzit përballë për çështje pune. Karriera, karriera, karriera. Për ata që duan analiza të jetës personale i bie të hapin një luftë që nuk i nxjerr diku. Mund të ndihen që janë gjykues të drejtë të sjelljes së tyre por e drejta është relative, Është çështje këndvështrimi në raportet personale. Nëse duan të ruajnë një ekuilibër, drejtësinë dhe ngjyrosjet e tepruara t’ja lënë letërsisë. Disa do të shijojnë ngritjen profesionale, të tjerët do të jenë në grindje me njerëzit në ambiente personale dhe intime.

Akrepi

Janë detyrimet familjare që sjellin grindjet në pjesën e dytë, por është e njëjta periudhë që do të sjellë lehtësira për çështjet e punës. Deri në datë 14 ritmi dhe energjia që harxhojnë për të arritur gjërat profesionale nuk do të ndryshojë. Çdo hap i tyre për maksimumin kërkon maksimumin e vëmendjes. Kjo lehtësohet në pjesën e dytë, ku do të shtohet më shumë energji për jetën personale. Do t’ju rekomandoja fundin e muajit nëse duan të bëjnë sqarime për çështje familjare dhe personale. Pas pas datës 25 Prill, të mirat i përkasin këmbimit ekonomik, nga data 19 deri në 5 Maj kanë mundësira të mira dhe zgjidhje të çështjeve të ndryshme.

Shigjetari

Shigjetari është i favorizuar sepse është Dielli, Venusi, Hëna e Re dhe Mërkuri. Në mënyrën se si do të flasin, pozicionohen do të përcaktojnë dhe lehtësinë e suksesit që duan në çdo drejtim. Erotizmi është tematika qendrore dhe pse për ta vëmendja duhet të fokusohet tek zhvillimet e ekonomisë, lekut. Kanë mundësitë që me 4-14, për çështjet e pagesave, shpërnguljet është një moment i mirë. Nuk duhet të harxhojnë energji për çështje personale, nuk është se i kanë të qarta, por janë pothuajse me strese, frikra dhe pasiguri që janë normale për kohën. Kanë një tendencë që të kenë sa më pak përgjegjësi.

Bricjapi

Me pjesën e profesionit janë në një moment të mirë. Planeti i fatit është në grada të mdhaja. Tek pjesa e shpirtit, e dinë se çfarë meritojnë dhe besojnë tek vetja. Se si vijnë çështjet ekonomike, duket sikur nuk varet shumë prej tyre. Në ambientet e punës duket se ndjesitë që kanë vetë, duhet t’i presin dhe nga të tjerët. Kjo gjë jo vetëm që nuk shkon kështu, po sjell një tendencë për ngritje zëri dhe prish ekuilibrat e komunikimit. Shijojini mundësitë dhe propozimet e vogla që janë në ardhje e sipër, dhe do të mund ta kaloni pjesën e parë lehtësisht dhe pa përplasje. Pjesa e dytë ka lajme të mira për çështjet emocionale. Problemet që keni patur, duket sikur i lënë vendin ngjyrave të bukura dhe më të sigurta. Dashuria do të ketë ngjyrosje të bukur pas datës 20.

Ujori

Ujorët e 10 ditshit të tretë ta shfrytëzojnë këtë kohë. Nuk vjen asgjë nga qielli, puna është ajo që do korrni nesër. Duhet të punojnë fort, ta shfrytëzojnë, të guxojnë, të besojnë tek vetja për periudhën që ndodhen. Është e rëndësishme se planeti i fatit do të kthehet në të kundërt dhe nuk do të jenë kaq mundësi. Kjo periudhë ka shanse konkrete për t’i marrë, për të patur një atmosferë më të lehtësuar muajin tjetër. Me pjesën e humorit, detyrimet familjare do të jenë më të thjeshtësuara.

Peshqit

Do të duhet të mirëmenaxhojnë impenjimet familjare të rrënjës së tyre me dëshirat personale. Dëshirat do të jenë në vijë të drejtë me kalimin e Venusit tek Demat. Jeta personale, fiziku apo mënyra se si ndihen në raport me veten e tyre do të përmirësohet. Me pjesën e ekonomisë dhe harxhimeve, duhet të jetë më të kontrolluar dhe pse kanë një ndjesi sikur janë mirë. Duhet t’i menaxhojnë mirë për një verë më të mirë dhe pa ngecje të ekonomisë. Menaxhojini lekët dhe prisni dashuri pas datës 19. Për pjesën e parë të gjejnë pak kohë për t’u marrë me fizikun e tyre.