Shumë pyesin nëse ka fantazma siç po shkruajnë mediet e huaja?

77

Përshëndetje, jam zonjë, jetoj në Zvicër, në Gjenevë. Jam nënë. I lexoj rregullisht përgjigjet tua…

Para ca ditësh lexova se si një zonje i kanë dalë para veturës disa fantazma, me dritë në dorë. Ajo i kishte incizuar dhe shihen në një largësi të caktuar.

Dua të di: A ka fantazma dhe a ka pasur në të kaluarën më shumë se tani?

“Nani”

Përgjigje:
Nga e kaluara mistike dhe praktike e të jetuarit, ka shumë fakte se nata i ka qeniet e veta, të cilat bredhin natën.

Ka pasur te ne qenie që janë quajtur shtojzovalle, apo “ora e natës” dhe janë shfaqur me forma të ndryshme, tregojnë pleqtë tanë që janë gjallë.

E, në botën e mistikës, thuhet se aty ku kanë rënë njerëzit dhe gjaku, shpirti qarkullon dhe bën lëvizje.

Tash në disa medie botërore flitet e shkruhet se si në vendin ku ka ndodhur cunami, e ku kanë humbur mijëra njerëz, po shfaqen fantazma.

Ato u kanë dalë njerëzve para veturave, e njerëzit janë entuziazmuar me paraqitjen e tyre. Në po ato vende ku tërmetet kanë marrë shumë jetë njerëzish, thuhet se shfaqen fantazmat.

Se këto janë mjaft të përhapura, ka edhe fakte që përcillen në televizione të shumta botërore…

Thuhet në shumë qarqe zyrtare se pamja e ish- presidentit legjendar amerikan, Ruzvellt, shfaqet në Shtëpinë e Bardhë para çdo krize që mund ta ketë Amerika.

Sidoqoftë, krijesa të shumta shfaqen nëpër botë dhe, ndonëse shihen me sy, nuk kanë shpjegime!

Ekspertët ushtarakë shohin UFO, por ende nuk kanë ndonjë shpjegim adekuat se çka janë ato dhe prej nga vijnë e ku shkojnë!

Andaj, edhe shfaqja e fantazmave mund të jetë një realitet. Mund t’ua mohosh një apo dy njerëzve, por jo edhe dhjetëra të tjerëve që kanë pasur rastin t’i shohin…