8 divorcet më të çuditshme në botë

160

Keni dëgjuar e s`keni dëgjuar histori të tilla divorci. Ç`nuk ka nëpër botë.

Një çift anglez u martua për herë të parë në vitin 1941 dhe pas 13 vitesh u ndanë. Vazhduan jetën me partnerët respektivë dhe në moshën 90-vjeçare, kur të dy mbetën vetëm, vendosën të ripërtërijnë marrëdhënien. Fiks pas 57 vitesh.

Kur u kthye nga ushtria një ushtar amerikan, gjeti një profil tjetër nga ai që kishte lënë në kompjuterin e tij. Profili i krijuar ishte i njohur për të. Pasi u mendua dhe bëri lidhjen e ngjarjeve, zbuloi se kishte luajtur me të përmes lojës së kompjuterit, nga ushtria, dhe ai dilte të ishte dashnori i gruas. Kështu që u nda menjëherë.

Një nuse në Itali u përball me vjehrrën në aeroport teksa nisej për muajin e mjaltit. Ajo do të shkonte me ta. I kërkoi menjëherë të shoqit ta largonte të ëmën, por ishte e pamundur. Sapo u kthye nga muaji i mjaltit, i kërkoi divorcin.

Kurse në Egjipt është ndryshe. Për një burrë që do të divorcohet është shumë e lehtë. Mjafton që ai të thotë tre herë “Inti talaq” (jemi të divorcuar) dhe kjo shënon fundin e martesës. Një burrë i dërgoi gruas mesazh në telefon “Unë dua divorcin”. Pasi ajo nuk iu përgjigj në telefon. Mesazhit të pari i shtoi edhe dy të tjerë, kështu që gjykata tha: “Ata janë të ndarë”.

Një burrë 88-vjeçar, shumë i pasur dhe jo shumë i bukur u martua me një grua të re, shumë të bukur, por jo shumë të pasur. I moshuari ishte më aktiv se ç`mendohej. Bënte shumë udhëtime se ia donte puna. Ajo s`mund të ndiqte ritmin e tij. Kërkoi divorcin.

Në Rumani një grua e la burrin sepse ai nuk mbante mbathje. Një vit pas martesës vendosi t`i kërkonte divorcin, pasi kuptoi që të gjitha gratë e shikonin burrin e saj nga organet gjenitale. Ato ia dinin sekretin, kështu që ajo e la.

Një grua në Nigeri e la burrin se ishte pijanec. Do thoni ju, sa gra ka që e mbajnë burrin edhe pse pi. Ka, ka që pijnë, po ky kryente nevojat personale në enët e kuzhinës. I përdorte si uturak.

Një burrë në Gjermani u nda nga gruaja me polici. Sapo ai bënte të largohej, ajo ia merrte frymën. Ishte shumë e nxehtë, e papërballueshme.

*Marrë nga Roba da Donne