9 fjali kaq të thjeshta që duhet t’ja thoni partnerit herë pas here

133

1. “Jam krenar për ty.”

Nuk ka rëndësi sesi është jeta e partnerit tënd në ato çaste, thuajini që jeni krenar për ta, nëse doni ta bëni të ndihet mirë. Duke i thënë këtë, do të ndihet i motivuar, i vlerësuar dhe i mbështetur nga njeriu që ka në krah.

2. “Prej teje, unë dua të jem njeri më i mirë.”

Njerëz të cilët ju krijojnë ndjesinë për të qenë edhe më të mirë, janë të rëndësishëm dhe ndarja prej tyre është zyrtarisht “thyerje zemre”. Nëse e dëgjoni këtë fjali, keni marrë shumë përgjigje njëherësh.

3. “E dua njeriun që jam kur jam me ty.”

Eshtë një mënyrë fantastike për të thënë të dua. Komplimenti më i mirë që mund të jepni ose të merrni.

4. Ti më frymëzon

Kjo tregon rëndësinë që ke tek ai/ajo.

5. “Më fal”

Të dish t’i kërkosh ndjesë kur duhet jo vetëm që nuk është dobësi, por flet për një partner dhe raport të fortë. Komunikimi juaj bëhet më intim dhe çliroheni nga ngarkesa të kota.

6. “Jam gjithmonë këtu.”

Gjëja më e ngrohtë që mund t’i thuash personit tjetër. I tregon se je aty dhe se do të jesh edhe në momentet më sfiduese.

7. S’e imagjinoj dot veten me asnjë tjetër.”

Duke i thënë këtë, përveç romanticitetit, tregoni siguri. I pohoni se ndjenjat tuaja janë të vërteta, të forta dhe do të jenë të tilla për shumë gjatë.

8. “Më trego, po të dëgjoj.”

Kjo fjali është një tjetër mënyrë për të shprehur dashuri. Ti je aty, po e dëgjon dhe interesohesh për të.

9. “Je shoku im i ngushtë.”

Dashuria është vetëm një nga aspektet e një lidhje të gjatë. Respekti dhe shoqëria që keni me njëri-tjetrin është ajo që e mban të shëndetshme. Ti mund të ndash gjithçka me shokun tënd të ngushtë.

Burimi: Bustle