9 mendime që është më mirë të mos ja thuash partnerit

66

Komunikimi dhe sinqeriteti në një marrëdhenie janë thelbësore, por a duhet t’ja thoni të gjitha partnerit? Sipas ekspertëve, jo. Secili prej nesh ka mendime që duhet të ekzistojnë vetëm në hapësirën tonë private dhe po flasim për gjëra që janë të panevojshme për t’u ndarë me personin tjetër. Do t’i bënit thjesht keq atij, vetes dhe raportit në çift.

1. Gjerat e vogla qe mund te mos ju pelqejne per momentin.

Jemi njerëz bëjmë gabime. Kështu që ndonjëherë mund të bëni sikur nuk e patë atë veprimin e partnerit që ju acaroi. Sigurisht, kur flasim për një marrëdhënie të shëndetshme dhe solide.

2. Nese partneri yt ka ndjesi ende per ish-in apo jo

Ndjesitë e komplikuara për ish-partnerët janë shumë normale, por a është një pyetje që duhet t’ja bësh ti? Jo! Eshtë më mirë që mendime të tilla t’i ndash me veten dhe të mos e bësh ish-in prezente në dhomën tuaj.

3. Si ndihesh ti per familjen e tij

Në rast se familja e tij s’është duke krijuar situata toksike, bën mirë të matesh para se të flasësh. S’ka asnjë nevojë t’i thuash çfarë nuk të pëlqen ty tek nëna e tij. Tregohu më empatike dhe futu brenda botës së tij.

4. Qe shoku/shoqja e tij/saj te duket terheqes/e

Nuk ka asgjë të kesh simpati ndaj dikujt, por t’ja thuash partnerit këtë do të thotë ta lëndosh, ta bësh xhelozë.

5. Qe here pas here ke dyshime per lidhjen tuaj.

Fjalët rëndojnë më shumë se plumbi prandaj mendohuni mirë para se t’i nxirrni. Dyshimet rreth lidhjes tregojini hapur vetëm nëse jeni shumë të sigurtë për çfarë vjen më pas. Fjalë në ajër që lëndojnë dhe prishin ekuilibrat mbajini për vete derisa të arrini në një përfundim.

6. Cfare mendon ti per objektivat e tyre

Kujto që duhet ta respektosh dhe mbështesësh, të pëlqejnë ose jo qëllimet e tij. Këshillat janë një dhe imponimi diçka tjetër.

7. Mendimin qe ka familja jote per te.

Në një botë ideale si prindërit e tu ashtu dhe të tij do të ishin në një linjë dhe do t’ju shihnin si partneri perfekt për fëmijën e tyre. Nuk ndodh gjithmonë kështu, por sa e nevojshme është t’i tregosh atij çfarë nënës tënde nuk i pëlqen? Një koment fyes do t’i mbetej në mendje gjatë dhe do të krijonte dinamika të pakëndshme në vazhdimësi.

8. Gjera qe te mungojne nga lidhja e vjeter

Eshtë haptazi një krahasim dhe krahasimet në këtë rast nuk të ndihmojnë fare.

9. Detaje nga Historit e shkuara romantike.

S’është nevoja të ndash me partnerin aktual gjëra që të mungojnë prej tij/saj. Mendohuni para se të lëndoni njeriun që keni përballë.