Babai pyet Vajzën: “A ta shesim vëllanë?”… Përgjigjja e Saj ka habitur të gjithë!

543

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqejnë ato ngacmimet spontante që na shkrijnë së qeshuri, duke e ditur këtë, ne kemi përzgjedhur 10 pjesëza që edhe po të doni ju nuk do të mund të rrini dot pa qeshur! Për kënaqësinë tuaj i kemi renditur mëposhtë, kërkesa jonë e vetme është që të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, ose cila ju bëri të qeshnit më tepër?

Vajza e vogël qe ulur në prehërin e babit. Aty pranë në krevatin e vockël flinte vëllai i saj i porsalindur, të cilin ajo e vështronte me interesim të veçantë. – Bija ime, – iu drejtua babai, – sot një burrë më ofroi një shumë të majme për vëllanë tënd të vogël. Si thua, e shesim? Vajza bëri “jo” me kokë. – Pa mendo pak, sa gjëra të bukura mund të blejmë me ato para, – vijoi babai. – Jo, babi, jo, – u përgjigj vajza, – më mirë të presim të rritet edhe pak, që ta shesim më shtrenjtë…

Edukatorja harxhoi pesëmbëdhjetë minuta, për t’i veshur pantallonat tejet të ngushta një vajze të vogël. Pasi mbaroi punë, deshi të largohej, por vogëlushja e tërhoqi për fustani. – Këto nuk janë të miat! Duke sharë nëpër dhëmbë, edukatorja harxhoi edhe dhjetë minuta të tjera për t’ia hequr pantallonat, kur vajza ngriti kokën, e pa në sy dhe tha: – Janë pantallonat e vëllait tim të vogël, por sot m’i veshi mua.

Vogëlushja kundron me vëmendje për disa minuta djaloshin, i cili ka ardhur për herë të parë te motra e saj e madhe. – Mund të ulem në prehrin tuaj? – pyet vajza më në fund. – O, natyrisht, – u përgjigj buzagaz djaloshi. – Më duket se kërkon të më tërheqësh veshët, që dua të të marr me vete motrën tënde të dashur? – Jo, jo, – ia pret vogëlushja, – dua të shoh një fjalë… – Ç’fjalë moj? – Sot, kur po hanim drekë, motra tha se sikur dikush ta ketë të shkruar në surrat fjalën “debil”, ky duhet të jeni… me siguri… ju!

Vajza gjashtëvjeçare e mjekut hap derën. – Në shtëpi është doktori? – e pyeti vizitorja. – Jo, madam, është në operacion, po heq një apandesit. – Pa shiko, sa fjalë të vështira ditke ti! Po mirë, e di çdo të thotë kjo? Vogëlushja pohon me kokë: – Sigurisht, madam. Kjo do të thotë 1 mijë dollarë përveç anestezisë…

Babi me të bijën e vogël hynë në një dyqan. Pa nisur mirë me blerjet, vogëlushja e tërhoqi të atin nga mënga dhe i përshpëriti: – Babi… më bëhet pi-pia… – Prit dy minuta, shpirti i babit, – iu lut i ati. – Ooo, nuk e mbaj dot, – bërtiti vajza. Në ndihmë i erdhi shitësja, e mori për dore dhe nxitoi me të për në tualet. Kur u kthye vajza, babai e pyeti: – Bija ime, e falenderove teton e mirë? – E përse u dashka ta falenderoj? – protestoi vogëlushja. – Ajo nxitoi për hallin e vet në tualet.

Ema e vogël ishte në një shfaqje cirku. Kur vajza u kthye në shtëpi, e ëma deshi të shfrytëzonte rastin, për t’i bërë pak moral. – Kur qentë, macja dhe majmunët janë aq të dëgjueshëm, a nuk duket që ti, vajzë e vogël, duhet të jesh edhe më e dëgjueshme? – e pyeti ajo të bijën. – Po, mami, po, sikur edhe unë të isha aq e mësuar, sa ato.

– Irina, përse po qan? – Mami i tha babit “gomar”, ai ia ktheu “bibë”! – E çfarë pastaj? – Po unë ç’qenkam atëherë?… As fotografi, as e ëma nuk po e bindnin dot vajzën katërvjeçare të rrinte e qetë, për ta fotografuar.

Më në fund fotografi i shprehu mendimin, që “vogëlushja e mirë” do të qetësohej, nëse mami dilte për pak minuta. Dhe vërtet, në mungesë të saj gjithçka mbaroi për bukuri dhe ai e fotografoi vajzën. Rrugës për në shtëpi mami e pyeti të bijën: – Si ia bëri ai xhaxhi i mir dhe të bindi të rrije urtë? – Mami, sapo dole ti, ai m’u afrua më zuri nga supet, më shkundi mirë e mirë e më tha: “Pa qetësohu, rrugaçe e keqe apo do të ta thyej kokë me këtë trekëmbësh?” E ç’më mbeti mua?

Mami dhe Lida
Lida e vogël: Mami, ti më ke thënë që ëngjëjt kanë krahë dhe mund të fluturojnë, kështu? Mami: – Po, bija ime. Lida: – Mbrëmmë, kur ti nuk ishe në shtëpi, dëgjova babin ta quante dadon time “ëngjëll”. E kur do të fluturojë ajo? Mami: – Që nesër, bija ime… Na thoni, cila ju pëlqeu më së shumti?