RAMA I NGUL SYTË TË RIUT ME XHINSE TË GRISURA, JA ÇFARË I THOTË

192

Gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ka nisur vaksinimi i punonjësve të hoteleri-turizmit.

Ky i fundit konsiderohet si një nga sektorët që ka kërkuar prej kohësh të jetë në kategoritë e përcaktuara për vaksinim për të qenë gati në sezonin veror.

I pranishëm gjatë procesit të vaksinimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai pa nga afër të vaksinuarit, teksa u uroi shëndet.

Në një moment vëmendjen ja mori një djalë që mbante veshur xhinse të grisura në pjesën e gjurit.

“T’i kam zili pantallonat.

I kam pas veshur edhe unë njëherë, por tani nuk i vesh dot më”, i tha Rama me shaka.

“Rrofsh”, i përgjigjet i riu duke qeshur.