Qesharake: Babai ia vë djalit emrin Departamenti i Komunikimit Statistikor, vendi ku punon

104

Një baba që duket se e do shumë vendin e tij të punës ka habitur shumë njerëz, pasi djalit të tij ia la emrin – besoni ose jo – Departamenti i Komunikimit Statistikor.

Slamet Wahyudi, burri 38-vjeçar nga Indonezia, ishte marrë vesh me bashkëshorten, kur ajo ishte në muajin e dhjetë të shtatzënisë, që nëse i lind djalë, babai do ta përzgjidhte emrin e fëmijës.

Kur foshnja u lind në dhjetor të vitit të kaluar, shërbyesi civil vendosi që ta nderonte vendin e tij të punës duke ia vënë djalit emrin e departamentit ku punonte – “Dinas Komunikasi Informatika Statistik”, që i bie Departamenti i Komunikimit Informues Statistikor”.

Bashkëshortja e tij, Ririn Linda Tunggal Sari, raportohet se është pajtuar me këtë vendim. “Në fillim tingëllonte çuditshëm, por faleminderit Zotit, gruas sime nuk i pengoi”, i tha burri një faqeje lokale të lajmeve.

Familja dhe miqtë e çiftit, përfshirë gjyshërit e vogëlushit, ishin shprehur skeptikë për emrin e çuditshëm, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Expres.

Babai pranoi se në jetën e përditshme, djalin e tyre do ta quajnë me një emër më të shkurtër e më të lehtë për t’u përdorur – Dinko.