Ngjarje e rrallë! Gruaja ngjiz fëmijën e dytë teksa ishte shtatzënë

167

Një 39-vjeçare, Rebecca Roberts dhe bashkëshorti i sa Rhys Waver kishin më shumë se një vit që dëshironin të bëheshin me fëmijë. Pas kaq shumë kohësh, Rebecca mbeti shtatzënë dhe në barkun e saj po rritej një djalë të cilin vendosën ta quanin Noah.

Në javën e tretë të shtatzënisë, diçka e çuditshme ndodhi. Noahs papritmas dikush i bëri shoqëri. Në ekografinë e bërë në javën e 12, gjinekologu pa që Rebecca kishte ngjizur dhe një fëmijë tjetër, një vajzë.

Mbeta shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë, gjë që absolutisht ishte e çmendur, sepse nuk supozohet të ndodhë”, tha Rebecca.

Të ngelësh shtatzënë ndërsa je shtatzënë quhet superfetacion dhe ndodh shumë rrallë. Një studim i vitit 2008 zbuloi se më pak se 10 raste janë regjistruar gjithsej në botë. Mjekët i thanë çiftit se foshnjat kanë një diferencë prej 3 javësh.

Fatmirësisht të dy fëmijët erdhën në jetë. Noah u kthye në shtëpi tre javë pas lindjes, ndërsa vajza, Rosalie, qëndroi në kujdes intensiv për 95 ditë.

Sot, gati 7 muajshe, Noah vazhdon të jetë më i shëndetshëm dhe i fuqishëm. Edhe Rosalie gëzon shëndet, por ka trup më të vogël.