Google tashmë ju lejon të shihni si ka ndryshuar vendi juaj ndër vite

141

Përdoruesit e Google Earth tashmë mund të përdorin një opsion të ri. Timelapse është një zbulim teknik që ofron opamje vizuale se si Toka ka ndryshuar gjatë 37 viteve të fundit për shkak të ndryshimit të klimës dhe sjelljes njerëzore. Mjeti merr imazhet statike të platformës dhe i kthen në 4D, duke i lejuar përdoruesit të klikojnë në datat e vendosura, sipas CNN.

Timelapse përpilon 24 milion fotografi satelitore nga 1984 – 2020. Kompania ka punuar me NASA-n, programin Landsat të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, programin e BE-së, Copernicus, satelitët e tij Sentinel, dhe CREATE Lab i Universitetit Carnegie Mellon , i cili ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë.

Për të eksploruar Timelapse në Google Earth, përdoruesit mund të shtypin çdo vendndodhje në shiritin e kërkimit. Google tha se hoqi elemente të tilla si retë dhe hijet nga imazhet dhe llogarit një piksel të vetëm për çdo vend në Tokë, për çdo vit që nga 1984. Google Earth gjithashtu ka disa seksione të veçanta që tregojnë disa nga ndryshimet më të mëdha.