IKU NË AMERIKË PËR NJË JETË MË TË MIRË, KËNGËTARI: ME FAMILJEN DO KTHEMI NË SHQIPËRI

143

Vedat Ademi ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, Vedati tregon se shkoi në Amerikë me një qëllim, por sapo të pajisen me pasaporta, do të mendojë rikthimin.

Edhe pse fëmijët e tij janë përshtatur në SHBA, këngëtari shprehet se ata kanë dëshirë të rikthehen.

“Vendimi ishte familjar. Unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakr ificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë.

Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sf idon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë.

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve

Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompanitë më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta”.