ÇKA NDODH ME TRUPIN TUAJ NËSE FLINI PARA ORËS 10 TË DARKËS

205

Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët: të gjitha flenë rreth orës 22:00. Ndoshta ju duket e habitshme sesi këto gra flenë herët dhe janë të suksesshme, por pasi të keni lexuar me poshtë efektet pozitive që ka fjetja herët në shëndetin fizik dhe mendor, do e besoni.

Një studim thotë se, gjumi më herët dhe i gjatë na ndihmon të ndalojmë mendimet negative dhe shqetësuese që mund të na mbajnë zgjuar natën.

Trupi ynë kthehet në formë, pasi kur flemë herët prodhohen dhe rigjenerohen hormonet. Ky aktivitet vendimtar do të sigurojë që ne të jemi në formën më të mirë për të nesërmen, veçanërisht kur flasim për njerëz që janë atletë.