Pesë këshilla jetësore që duhet të dini pas të 40-ve

112

Nëse mendoni se duke arritur të 40-at ose të 50-at jeta juaj mbaron, atëherë duhet t’i rishikoni pikëpamjet tuaja para se të humbisni një vit tjetër.

Keni kaq shumë vite përpara dhe është për të ardhur keq nëse nuk e keni kuptuar akoma thesarin dhe fuqinë që keni brenda vetes.

1.Përsosmëria nuk është e nevojshme. Kur jemi të rinj ne e kërkojmë përsosmërinë, sepse besojmë se ajo ekziston. Me kalimin e viteve kuptojmë se “ndjekja” e përsosmërisë është e pamundur dhe na çon gjithmonë në zhgënjim. Pretendimi se “nëse nuk jam i përsosur kam dështuar” thjesht çon në stres të panevojshëm dhe vetëvlerësim të dobët. Sa më shumë plakeni, aq më të mençur bëheni dhe kuptoni se pa-përsosmëritë janë ato që ju diferencojnë dhe ju bëjnë dhe të bukur.

2.Jeta është udhëtim, jo destinacion. Shiheni jetën si jë udhëtim, me rrugë të bukura dhe jo si destinacion specifik që duhet të arrini sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë udhëtim do keni ulje dhe zbritje dhe do të bëheni me thinja. Shijoni çdo moment të këtij udhëtimi, sepse është jeta juaj e vetme. Mbi të gjitha, askush nuk e di se ku dhe kur është fundi!

3.Rinia e përjetshme është e pamundur. Përjetoni pervojat që ju sjell jeta dhe buzëqeshini rrudhave tuaja. Jini krenar për atë që keni humbur dhe për gabimet që keni bërë. Mos harroni të jetoni duke u përpjekur të dukeni sa më të rinj. Kjo nuk do të thotë që ju mos të kujdeseni për veten, por mos e ktheni atë në qëllim.

4.Gjërat e vogla i shtojnë vlerë jetës. Këto janë disa gjëra të vogla që dëshmojnë se janë më të vlefshme se gjithçka në jetë. Zgjohuni me energji pozitive në mëngjes duke i buzëqeshur vetes suaj dhe duke përqafuar të dashurit tuaj. Kujdesuni për shëndetin, kushtojini vëmendje ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjes. Kërceni dhe argëtohuni!

Merrni vendimet tuaja. Pjekuria nuk sjell vetëm rrudha, por edhe ndjenjën e përforcuar të vetëbesimit. Duke u rritur keni fituar vetëbesim të fortë. Ju vendosni kufijtë tuaj dhe veproni ashtu si ju ndiheni më mirë.