Mbani larg njerëzit që xhelozojnë

168

Xhelozia është një ndjesi e cila lind me ne si një instikt dhe më pas kjo ndjesi fuqizohet. Ajo lind për shkak të një dëshire apo e zhgënjimit dhe tregon egoizëm e cila fuqizohet.

Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë sot në “Ditë e Re” nw RTV Ora ishin të ftuar Egzona Ademi këngëtare dhe aktore, Olta Ahmetaj balerinw dhe koreografe, Elona Braçja psikologe, edukatore.

Xhelozia krijohet që në vogëli ku na imponohet mendime se si duhet të jemi dhe po ashtu marrjen e vendimeve për jetën, duke u krahasuar me dikë të suksesshëm.

Arsyeja kryesore e krijimit të kësaj xhelozie është të mos pasurit vetëbesim. Po ashtu ajo mund të përbëhet nga një ose më shumë emocione të tilla si zemërimi, inati, papërshtatshmëria, pafuqia ose neveri.

Kur xhelozoni duhet të dini se:

Xhelozia rrezikon shëndetin tuaj fizik.

Është stresuese të jesh xheloz, dhe stresi i zgjatur mund të shkaktojë probleme shëndetësore si presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje stomaku, ulçera, dhe ndoshta edhe sulm në zemër ose goditje në tru.

Xhelozia dobëson shëndetin tuaj mendor.

Ekzistojnë lloje të caktuara të çrregullimeve mendore që zhvillohen nga xhelozia shumë e rëndë. Por edhe format më të zakonshme të xhelozisë mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj mendor dhe emocional.

Xhelozia shkatërron marrëdhënie dhe nuk na lejon të krijojmë raporte në shoqëri.

-Mos mbani afër persona që kanë xhelozi të tepruar pasi do ju ndikojë drejtëpërdrejtë .