MINISTRI NË HOLANDË SHKON PËR TË VOTUAR, NUK LEJOHET. JA ARSYEJA

141

Hugo de Jonge, ministri i Shëndetësisë në Holandë, nuk është lejuar të votojë.

Arsyeja?!

Pasi është paraqitur në qendrën e votimit me pasaportë të skaduar.

Reuters shkruan se Joge, i cili këto kohë është angazhuar së tepërmi në përballimin e COVID-19, ka tentuar të votojë në një qendër të votimit në qytetin e Roterdamit.

“Një këshillë: Merrni me vete dokumentet e sakta, jo të skaduara”, ka shkruar ministri në Twitter.