Soni Malaj rikthehet te studio e Flori Mumajesit pas gati 10 vitesh dhe e dini vetë ju çfarë ndodh në raste të tilla

142

Soni Malaj është rikthyer për të punuar në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh. Ajo ka punuar për këngën më të re të punuar nga Threedots, me të cilën do të konkurojë sot në festivalin Kënga Magjike.

Kënga titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno. E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë: “Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots.

Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”

Kjo është pjesëmarrja e nëntë e Sonit në këtë festival, pasi baladat e saj përveç se janë pëlqyer, janë vlerësuar edhe me çmime. Dhe kur çunat e “Threedots” dhe Soni Malaj bëhen bashkë, e dimë shumë mirë që do jetë një super këngë dhe mund të themi pa e dëgjuar ende që ka për të qenë favorite për të fituar çmimin e madh.