Ja pse ky kalë vlen më shumë se Messi e Ronaldo së bashku

125

Të dy kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëroer, me golat dhe me talentin e tyre.

Çmimi i lojtarëve të futbollit në treg ndryshon me kalimin e kohës, kjo është arsyeja pse shumë nga yjet e momentit që janë mbi 30 vjeç nuk janë aq të shtrenjtë sa që ishin më parë, shkruan “TheSun”.

Kjo ndodh sepse vlera e rishitjes së tyre zvogëlohet çdo vit.

Këto janë rastet e Lionel Messit (33 vjeç) dhe Cristiano Ronaldos (36 vjeç), megjithatë, duke qenë dy nga lojtarët më të mirë në botë, ata ende vlejnë shumë.

Të dy kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëror, me golat dhe me talentin e tyre.

Por fakti është që në të vërtetë, sipas “Transfermarket”, vlerat e tyre të tregut nuk janë të njëjta me disa vite më parë kur ata ishin në nivelin e tyre më të mirë.

Ylli argjentinas vlen 97 milionë dollarë, ndërsa sulmuesi i Juventusit vlen 73 milionë dollarë.

Por ajo që po ndodh me Ronaldon dhe Messin nuk mund të thuhet edhe për “Galileon”, që është një kal Irlandez që mbizotëroi botën e garave në fillim të mijëvjeçarit dhe është duke garuar më.

Sidoqoftë, ndryshe nga sa ndodh me atletët, vlera e tij është rritur pas përfundimit të karrierës së tij.

Galileo ka një kosto prej 200 milionë dollarë, megjithëse pronarët e tij nuk po mendojnë ta shesin atë.

Gjëja e pabesueshme është që ky kal 22 vjeç tejkalon vlerën e tregut të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, madje vlen më shumë se të dy së bashku.