Moti për ditën e shtunë, 5 dhjetor 2020

214

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të bëhen më tepër prezente prej orëve të mesditës por pa praninë e reshjeve. Mjegull e dendur në mëngjes përgjatë luginave dhe kryesisht në juglindje e jug. Ngrica në orët e mëngjesit në zonat malore si shkak i temperaturave negative. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-10 m/sek. Në bregdet hera herës e vrullshme deri ne 18 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë./Tring.al