Metoda e mire që i ndihmon fëmijët të Mësojnë me Lehtësi Tabelën e Shumëzimit…

117

Në një moment të caktuar në shkollat fillore, zakonisht rreth moshës 7-8 vjeç, programi shkollor parasheh mësimin e stërmundimshëm të tabelës të shumëzimit.

Hija e terrorit që kjo fjalë sjell me të, i frikëson fëmijët dhe prindërit shumë kohë para se të vijë momenti për ta studiuar atë, por, mbi të gjitha, shumë herë më tepër se sa do të ishte e nevojshme.

Nëse doni që fëmijët tuaj të mësojnë atë pa u bërë një makth familjar, këtu po ju shpalosim një mënyrë efektive për ta mësuar përmendësh ata.

Mësimi i tabelës së shumëzimit me anë të tabelave të Pitagorës.

Tabela Pitagorike

Para të shkohet tek ushtrimi mendor i shumëzimit, është mirë të kujtojmë se fëmija duhet të ketë mësuar tashmë mirë konceptet e mbledhjes dhe zbritjes.

Kur janë në gjendje t’i kryejnë ato lloj llogaritjesh, ju mund t’i propozoni nxënësit/fëmijës vizionin e tabelës pitagorike.

Ajo shfaqet me kolonën e parë të mbushur me numrat nga 1 në 10. Fushat e tjera përmbajnë numrin e rezultatit të shumëzimit ndërmjet numrit të një kolone dhe atij të një rreshti: për shembull marrim e 7 në rresht dhe 2 në kolonë, pika e takimit është 14.

Mundësia e pasjes së një referimi vizual në studimin e tabelave të shumëzimit mundëson mësimin e saj më shpejt dhe më të qëndrueshëm.