Ekzekutohet me armë një efektiv i Policisë në Lezhë

177

Një efektiv i Policisë së Shtetit është ekzekutuar me armë dhe trupi është gjetur në fshatin Gajush të Lezhës.

Viktima quhet Xhulio Prela. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush. Nuk dihet nëse ekzekutimi ka ndodhur në vendin kur trupi është parë rreth orës 3 në të gdhirë të ditës së shtunë.

Nuk dihen autorët dhe as shkaqet që mund të kenë shtyrë të panjohurit të ekzekutojnë policin Prela.

Policia ka nisur hetimin për konflikte të mundshme dhe po mbledh provat.

Trupi i Xhulio Prelës është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës.