Mos i hidhni lëkurat e agrumeve, do ju ndihmojnë ta bëni shtëpinë XIXË

136

Lëkurat e agrumeve janë të parat që përfundojnë në koshin e plehrave ku hamë një nga këto fruta të mrekullueshme. Megjithatë, këto lëkura mund të përdoren në shumë mënyra disa prej të cilave janë vërtet gjeniale dhe sot do të flasim si të pastrojmë shtëpinë me lëkurat e agrumeve.

Për pastrimin e shtëpisë

Uthull me limon

Mbulojini lëkurat e limonit me uthull molle dhe do të përfitoni një solucion pastrimi natyral dhe aromatik që është efikas kundër baktereve.

Freski në koshin e plehrave
Hidhni disa lëkura limoni në koshin e plehrave për të larguar aromën e keqe.

Pastrimi i enëve prej bakri dhe inoksi

Fërkojini enët e shtëpisë me kripë dhe lëkura limoni për të rikthyer shkëlqimin e humbur.

Pastrimi i mikrovalës

Vendosni në mikrovalë një enë të mbushur në gjysmë me ujë dhe shtoni disa lëkura limoni.
Ndizeni mikrovalën për pesë minuta, hiqeni enën dhe fshijeni pajisjen me një napë të lagur.

Kundër milingonave
Vendosni lëkura limoni në parvazin e dritares, derën e ballkonit ose të çarat e mureve nga ku mund të hyjnë milingonat dhe insekte të tjera.
Këto të fundit i urrejnë limonat dhe aromën e tyre.

Freski në shtëpi
Mbushni një tenxhere me ujë, erëza dhe lëkura agurmesh siç janë karafili, kanella dhe portokalli.
Lëreni të ziejë dhe do të zbuloni se shtëpia do të ketë një aromë freskie.