Kjo çantë u shit 162 000 paund, sa gjysma e çmimit të një shtëpie në Britani, ja pse!

170

Si mundet që një çantë të kushtojë 162 500 paund? Kjo është pyetja që shtrojnë sot mediat rozë në Britaninë e Madhe pas ankandit të djeshëm ku një çantë e tipit “Hermes Himalayan” u shit kundrejt një shifre të tillë të çmendur, e cila është sa gjysma e çmimit mesatar të një shtëpie në mbretëri.

Ccantat Hermes Himalayan mbahen kryesisht nga figurat e njohura të si Victoria Beckham, e cila ka 10 të tilla, apo Kim Kardashian dhe Celin Dion.

Ato kushtojnë zakonisht mes 70-100 mijë paund, por ankandi këtë herë ishte i “çmendur” dhe çmimi shkoi deri tek 162 500 paund. Por, çfarë e bën këtë çantë kaq të shtrenjtë? Ajo është e bërë prej lëkurës së krokodilëve, ku për të bërë një të tillë duhet lëkura e treve prej tyre. Kompania që prodhon çantat ka fermat e krokodilëve në Teksas dhe Afrikë duke shmangur kështu debatet për vrasjen e tyre për qëllime komercializmi.

Çanta ka gjithashtu edhe 400 gurë diamanti duke ia rritur gjithashtu çmimin