Vendi ku u vra polici, cili ishte efekti i FNSh-së

190

Efekti i gjetur i vrarë në orën 2 e 20 të mëngjesit të sotëm Xhuljo Prela ishte student në Akademinë e Policisë viti i tretë.

26 vjeçari ishte nga qyteti i Pukës, banues në Tiranë.

Ai ka punuar dy vite në komisiriatin e Lezhës , prej nje vit ishte transferuar në FNSh e Shkodrës.

Makina e tij tip Volkwagen është gjetur në aksin e rrugës Milot-Lezhë pranë fshatit Gajush.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen