Pandemia nuk e ndal dot dashurinë, nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi

133

Një nuse norvegjeze u martua me partnerin e saj suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis dy vendeve të tyre, me të ftuarit që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me kufizimet e Covid-19. Kufiri mes Norvegjisë dhe Suedisë është i mbyllur dhe njerëzit nuk lehjohet të kalojnë nga njëri vend në tjetrin.

Çifti tha për BBC-në se nuk mund të prisnin më gjatë që të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim ta ndryshonim datën, gjithçka që donim ishte të martoheshim!”

Për shkak të strategjisë që Suedia ka zgjedhur për menaxhimin e pandeminë, shumë vende, përfshirë edhe Norvegjinë, nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë.

Çifti i shkëmbeu premtimet në mes të një pylli në rajonin Holebekk të Norvegjisë, në kufi me Suedinë. Ata qëndruan secili në anën përkatëse të kufirit, të ndarë me njëri-tjetrin nga një shirit i bardhë.

Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo fillimisht e kishte sugjeruar idenë si shaka, por miqtë dhe familjarët e të dyja palëve iu përgjigjën me entuziazëm. “Ne donim të bëheshim burrë e grua! Dashuria triumfon mbi të gjitha!” -u shpreh Camilla.

Dhëndri, Alexander Clern, tha që ata nuk menduan se të ftuarit do të vinin, pasi ishte një rrugë e gjatë në pyll, por mbetën të mahnitur nga pjesëmarrja e të gjithëve në dasmë. Për më tepër kishte dy mysafirë të paftuar në dasmë – oficerët e policisë që ishin aty për t’u siguruar që askush nuk do ta kalonte shiritin.