Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind në avion?

175

Nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Nuk është aq e zakonshme, por ja që ndodh. Rreth 60 bebe kanë lindur në qiell dhe ndaj quhen “Të lindur në qiell”, ose “Të lindur në ajër”.

Avioni nuk është dhoma e lindjes që nënat në pritje ëndërrojnë, por ç`ndodh nëse dhimbjet e lindjes vijnë përpara kohe dhe mbase në momentin më të papërshtatshëm?

Varet nga stafi dhe është vendimi i tyre nevojitet një ulje emergjente

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind

Thuajse të gjitha linjat ajrore kanë rregulla që nuk lejojnë fluturimin e grave nga java e 38-të deri në 30 ditë përpara lindjes. Megjithatë kur ndodh të plasin ujërat në ajër stafit nuk i mbeten shumë zgjidhje. Pikë së pari, asnjë stjuardesë apo anëtar tjetër i stafit nuk është i trajnuar të presë bebe. Nëse nuk ka asnjë mundësi për ulje emergjente, avionit i duhet të vazhdojë për në destinacion.

Në raste të vazhdimit të fluturimit pyetet nëse në bord ka mjek. Nëse ka, u zgjidh problemi. Nëse nuk ka, stjuardesa merr rolin e mamisë pritëse.

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind

Pasi bebi lind, ka disa linja ajrore dhe shtete që kanë rregulla të ndryshme për nënshtetësinë. Të sigurt ka nënshtetësinë e prindërve. Por ka edhe mundësi të tjera. Fëmija mund të marrë edhe nënshtetësinë e shtetit ku ndodhej avioni në kohën e lindjes.

Për shembull, nëse një fëmijë lind brenda territorit amerikan, qoftë edhe në ajër, ai ka të drejtën të marrë nënshtetësinë amerikane. Por nëse lind mbi territorin britanik, nuk e ka këtë të drejtë.

Disa agjenci dhurojë bileta falas për fëmijën

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind

Ka fjalë që nëse një fëmijë lind në avion, linja ajrore i jep të drejtën të udhëtojë falas gjatë gjithë jetës. Po kjo fatkeqësisht nuk është e vërtetë për çdo rast. Është vetëm një djalë që ka lindur në një linjë ajrore indiane dhe një vajzë që ka lindur në një linjë egjiptiane.

Avionit mund t`i vendoset emri i fëmijës

Në 2019-ën, një fluturim i JetBlue pati një pasagjer ekstra. Avionit iu rivendos emri, duke e quajtur “Born to be Blue”.

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind

Një vajze që lindi në një avion të “Chick-fli-A-flight” iu sigurua ushqimi përjetë dhe gjithashtu një vend pune i sigurt për ditën kur të arrinte moshën madhore.

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind

Megjithatë lindja në ajër nuk është dhe aq qejf sa mund të duket. Mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës, duke qenë se dhe presioni i ajrit dhe oksigjenit ndryshon me ngjitjen. Kështu që fëmija mund të ketë probleme me frymëmarrjen. Pastaj nuk janë stafet dhe mjetet e nevojshme, sterile.