Përralla e Jetsun Pema, Kate Middleton e Himalajeve (ose mbretëreshës më të lumtur në botë)

102

Mbretërit e Bhutan u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë e me këtë rast le të tregojmë historinë e tyre të dashurisë, si një përrallë në këto ditë izolimi.

Jetsun Pema, 30 vjeçe, është mbretëresha më e re e botës. Ajo ka lindur trashëgimtarin, Princin Dragon që është katër vjeç. Për hir të dashurisë për të Mbreti Jigme Khesar Namgyel hoqi dorë nga poligamia. Ata u dashuruan kur Jetsun ishte 17 vjeçe dhe kanë 10 vite diferencë. Mirëpo takimi i parë ka ndodhur në një park në Thimphu që kur Jetsun ishte 7 vjeçe.

Jetsun ka qenë kapitene e ekipit të basketbollit dhe e apasionuar pas arteve dhe veçanërisht pikturës.

Në fillim nisën një lidhje sekrete. Ajo i kërkoi kohë sepse do ndiqte studimet në Londër për të studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe psikologji e histori arti. Po Jigme nuk po duronte më. “Shumë kanë idenë e tyre se si duhet të duket një mbretëreshë: jashtëzakonisht e bukur, inteligjente, e këndshme. Për mua ka rëndësi që si individ ai është një njeri i mirë, ndërsa si mbretëreshë është e gatshme t’i shërbejë popullit dhe vendit. Kam gjetur mbretëreshën time dhe emri i saj është Jetsun Pema”, tha ai kur dha lajmin e dasmës.

U martuan në të njëjtin vit si Kate dhe William, por dasma e tyre ishte më private. Kishte një jetë të thjeshtë njësoj si Kate dhe tani është po aq popullore sa Kate në vendin e saj.

Doli në ballkonin mbretëror dhe tha: “Ajo është e mrekullueshme dhe inteligjente. A mund ta puth?”

Jigme hoqi dorë edhe nga e drejta për më shumë se një martesë, edhe pse ligji ia lejon.

“Unë zgjodha atë dhe vetëm atë”, tha ai publikisht në atë kohë. Fuqia e dashurisë së vërtetë.

*Burimi Vanity Fair

Queen Jetsun Pema: Latest News, Pictures & Videos - HELLO!

The World's Youngest Queen Will Be Your New Favorite Royal | Travel +  Leisure

Royal wedding frenzy grips Bhutan as 'Dragon King' weds - Arabianbusiness

Bhutan Royal Wedding: 'Dragon King' Marries Commoner [PHOTOS & VIDEO]

Another royal wedding: King of Bhutan (finally) ties the knot | All The  Rage | Los Angeles Times

A new Royal Baby is born: blue bow for Queen Jetsun PemaBhutan's Royal Family Releases First Photos of New Royal Baby

Queen Jetsun Pema of Bhutan Has Gorgeous Skin and Hair | Glamour

Queen Jetsun Pema of Bhutan,June 2015 | Bhutan, Royal fashion, Historical  fashion

Royal Family Around the World: King Jigme Khesar Namgyal Wangchuck and  Queen Jetsun Pema visited Bhutan's Bumthang district — the Queen's  ancestral home. The Royals brought their six-month-old Prince Jigme Namgyel  Wangchuck,